Fadil Kepi/ Ja procedurat që ndiqen në rastet, kur nuk jeni dakord me shumën e pensionit

    351
    Zonja Adivie Shehi nga Peshkopia shkruan: Mbasi mbarova arsimin e lartë ditën, vazhdoj të punoj me përkushtim prej 35 vjetësh mësuese, pa marrë asnjë masë disiplinore. Aktualisht vazhdoj punën në shkollën 9-vjeçare “Blice”. Më 20 tetor të këtij viti plotësova moshën 56 vjeçe. Kam lindur, rritur, edukuar e arsimuar 7 fëmijë dhe jam krenare. Më 3 nëntor, drejtoresha e shkollës më ka njoftuar zyrtarisht, që të dal në pension me detyrim si nënë me shumë fëmijë. Pyes, cilat janë kushtet për pension të nënave me shumë fëmijë?
    Përgjigje
    Në nenin 31 të ligjit të sigurimeve shoqërore Nr. 104/2014, datë 31 korrik të vitit kaluar, i cili ka hyrë në fuqi nga data 1 janar 2015, botuar në fletoren zyrtare 137 thuhet: “Nënat, që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeçe dhe kanë 30 vjet punë të siguruara”. 
    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
    Sigal