Fadil Kepi: Ja kushtet e përfitimit të pensionit të pleqërisë dhe suplementar për diplomatët

    493
    Sigal

    Specialisti Fadil Kepi sqaron: Pensioni për emigrantët, veterinerët, zooteknikët, minatorët e nëntokës, nënat me shumë fëmijë dhe naftëtarët

    Ligji i ri, kushtet për të përfituar pension

     Me ligjin Nr.104/2014, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 31.7.2014, botuar në Fletoren Zyrtare 137, i cili hyn në fuqi nga 1.1.2015, për vitin që vjen, femrave u shtohet mosha e pensionit 2 muaj, pra, do të dalin në pension 60 vjeçe e 2 muaj, nga 60 vjeçe që është mosha e daljes në pension deri më 31.12.2014 dhe për pension të plotë do të kërkohen 35 vjet e 4 muaj punë të siguruara, nga 35 vjet që është aktualisht. Për meshkuj mosha e daljes në pension për vitin 2015 deri më 31.12.2032 mbetet 65 vjeç, pra nuk ndryshon, ndërsa vitet e punës edhe për meshkuj ashtu si për femra nga fillimi i vitit 2015 shtohet me 4 muaj në vit.

    Projektligji, pensioni për minatorët e nëntokës

     Sipas Projektligjit që Qeveria ka dërguar në Kuvendin e Shqipërisë për miratim, punonjësit që kanë punuar në miniera në nëntokë do të përfitojnë pension të plotë në moshën 55 vjeç, të kenë punuar të siguruar në vendin tonë 30 vjet gjithsej, ku përfshihet edhe koha e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, vitet e punuara në sektor shtetëror, privat, ish kooperativa bujqësore, sigurimeve vullnetare, si të vetëpunësuar në bujqësi, asistencës dhe nga këto 12 vjet e 6 muaj të kenë punuar në nëntokë. Minatorët e nëntokës të cilët kanë përfituar trajtim të veçantë financiar sipas Ligjit Nr.8685, do të përfitojnë pension të plotë nga mosha 55 vjeç, kur kanë 30 vjet punë të siguruara gjithsej dhe nga këto 11 vjet e 6 muaj të kenë punuar në nëntokë.

    Duhen të paktën 15 vjet të siguruara, për të përfituar pension

     Për të përfituar pension pleqërie, minimumi i domosdoshëm është 15 vjet punë të siguruara. Meqenëse deri në fund të këtij viti për personat, që kanë tokë sipas ligjit dhe banojnë në qarkun, ku kanë tokën dhe merren me punë bujqësore e blegtorale, janë hequr pagesat e kamatë vonesave për periudhën 1.10.1993 deri në fund të vitit 2014. U rekomandoj të gjithë personave që nuk kanë të paktën 15 vite punë të siguruara, të paraqiten në komunën ku banojnë dhe të bëjnë vetësigurime në bujqësi, duke paguar për 21 vjet e 3 muaj 139.083 lekë gjithsej dhe përfitoni nga kamat vonesat 80 mijë lekë.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf