Fadil Kepi: Ja kontributet që duhet të paguajnë emigrantët, të vetëpunësuarit në bujqësi, si dhe për pension suplementar

    425
    Sigal

    Intervistë/Specialisti Fadil Kepi sqaron: Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që duhen paguar për t’u siguruar në vendin tonë për vitin 2015, sipas vendimit të qeverisë

    Vendimi i qeverisë i datës 28 janar 2015, përcakton kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që duhet të paguajnë punonjësit e siguruar në vendin tonë në qendra pune shtetërore, private, të vetëpunësuar në bujqësi në zonat fushore e malore, shumën e sigurimeve vullnetare që duhet për emigrantët, etj.. Bashkëpunëtori i “Telegraf”, specialisti Fadil Kepi sqaron, nëpërmjet një tabele, se si vetë qytetarët mund të llogarisin kontributet që duhet të paguajnë, për të përfituar pension. Gjithashtu, z. Kepi tregon procedurat që ndiqen dhe përfitimet që do të kenë qytetarët kur të plotësojnë kushtet për pensione të ndryshme, leje lindje, etj.. Z. Kepi trajton në këtë intervistë speciale kontributet që duhet të paguajnë emigrantët, të vetëpunësuarit në bujqësi, por edhe kontributet shtesë për pensionin suplementar.

      Z. Kepi, mjaft lexues, brenda e jashtë vendit janë të interesuar të dinë, për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që duhet të paguajnë për t’u siguruar në vendin tonë për vitin 2015…

     Falenderoj të gjithë lexuesit që na kanë shkruar, telefonuar dhe që ju me profesionalizëm i keni përmbledhur. Qeveria me Vendimin Nr.77, datë 28 janar 2015, botuar në Fletoren Zyrtare nr.9 ka miratuar në mënyrë të detajuar, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që duhet të paguajnë punonjësit e siguruar në vendin tonë në qendra pune shtetërore, private, të vetëpunësuar në bujqësi në zonat fushore e malore, shumën e sigurimeve vullnetare që duhet për emigrantët, etj., procedurat që ndiqen dhe përfitimet që do të kenë kur të plotësojnë kushtet për pensione të ndryshme, leje lindje, etj.. Vendimi i mësipërm i shtrin efektet nga data 1.1.2015.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf