Fadil Kepi/ Ja cilat janë arsyet që pensionistët ankohen për sigurimet shoqërore

    363
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi, sqaron lexuesit e “Telegraf”: Kushtet që duhet të plotësojnë nëpunësit e shtetit për të përfituar pension suplementar

    Problemi me librezat e pensionit

    Sipas rregullores së sipërpërmendur librezat e pensionit detyrimisht duhen firmosur vetëm nga titullari i drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore ose zëvendësi i tij i emëruar që ka të drejtën e firmës vetëm kur mungon drejtoresha apo drejtori mbasi shkruhet “në mungesë e me porosi” të titullarit duke shënuar emrin e mbiemrin e titullarit dhe të zëvendësit të tij dhe vetëm atëherë mund të vuloset. Në fakt në mjaft raste librezat e pensionit firmosen pa shënuar emrin e mbiemrin e titullarit apo zëvendësit zyrtar të emëruar, shpesh herë vihen firma të ndryshme, të pa lexueshme, firmosen edhe nga punonjësit e agjencive duke shkelur rregulloren e Institutit dhe cenuar seriozitetin e këtij dokumenti zyrtar për të cilin pensionisti ka punuar gjithë jetën dhe dokumentet i ka dorëzuar të sakta!

    Transferimi i dosjeve nga njëri rreth në tjetrin

    Ka shumë vonesa në transferimin e dosjeve të pensionit nga një rreth në një tjetër. Një minator i nëntokës nga Puka, i cili ka mbi 12 vjet që merr pension, meqenëse banon në Tiranë, kërkoi transferimin dosjes së pensionit nga drejtoria Rajonale e sigurimeve shoqërore Shkodër për në  Tiranë. Sapo erdhi dosja i thanë se pensionin Shkodra e ka llogaritur gabim, prandaj je debitor e i ndërprenë pensionin! I njëjti ligj interpretohet në dy mënyra. Me të njëjtat dokumente Sigurimet Shoqërore të Shkodrës e japin pensionin si minator nëntokës ndërsa ato të Tiranës e presin! Po, kontrolli i brendshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore i cili e ka për detyre t’i kontrollojë të gjithë dosjet e pensioneve në të gjithë drejtoritë rajonale si nuk e zbuloi këtë gabim të sigurimeve shoqërore në Shkodër prej 12 vjetësh! Prapë fajin e ka pensionisti që erdhi me banim në Tiranë?!