Fadil Kepi: ISSH të mbajë qëndrim ndaj punonjësve të saj, kur për faj të tyre vonohen pensionet e qytetarëve

    441
    Sigal

    Specialisti Fadil Kepi shpjegon për lexuesit e “Telegraf”: Pensionet e reduktuara, të invaliditetit, për emigrantët, mësuesit dhe laborantët

    Pensioni i pleqërisë e redukton atë të invaliditetit

     Kalimi nga grupi i dytë i invaliditetit në grupin e parë është kompetencë e KMCAP pranë drejtorive rajonale të Sigurimeve Shoqërore, por nga dita që keni plotësuar moshën 65 vjeç për pension pleqërie, nuk keni të drejtë të dilni në KMCAP për të përfituar pension si invalid i grupit të parë. Vitet që keni përfituar pension të plotë si invalid ju njihen vite pune për pension pleqërie. Nga dita që keni mbushur moshën 65 vjeç, ju keni të drejtë të zgjidhni pensionin e plotë të invaliditetit ose pensionin e pleqërisë, cila shumë të jetë më e lartë.

    Mospërputhja e emrit në dokumentet për pension, ju penalizon

     Meqenëse emri në librezë ka qenë i ndryshëm me dokumentet zyrtare për pension, punonjësi i Agjencisë duhej t’ju kthente të gjithë dokumentet, duke ju sqaruar shkakun dhe të mos i dërgonte në Tiranë. Gabimi i dytë është i punonjësve të Sigurimeve Shoqërore rajonale, të cilat sapo e kanë konstatuar këtë mangësi, të kthenin dokumentet. Ju rekomandoj që të shkoni në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore Kavajë dhe të kërkoni t’ju kthejnë zyrtarisht dokumentet që keni dorëzuar dhe për çfarë arsye dhe të shkoni në Gjykatën Administrative për të saktësuar emrin.

    Ku të ankoheni, nëse s’gjenden periudhat kontributive

     Sigurimet Shoqërore e kanë për detyrë të verifikojnë të gjitha periudhat e punuara e të siguruara që janë shënuar në librezën tuaj të punës. Nëse nuk gjenden libri i pagave apo borderotë e rrogave, që të vërtetohet se ju keni punuar, drejtoritë rajonale ju kthejnë përgjigje negative. Ju keni të drejtë t’i bëni një ankesë me shkrim Komisionit të Ankimit në drejtorinë rajonale të Sigurimeve Shoqërore në rrethin ku jetoni dhe nëse merrni përgjigje negative, mund t’i bëni ankesë me shkrim Komisionit Epror të Ankimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë dhe së fundi keni të drejtë t’i drejtoheni Gjykatës Administrative.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf