Fadil Kepi/ Drejtoritë rajonale të Sigurimeve Shoqërore nuk respektojnë afatet ligjore për caktimin e pensioneve

    377
    Sigal

    Specialisti z.Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf” dhe teleshikuesit e emisionit “Koha për t’u zgjuar”: Pensioni për emigrantët, tregtarët, shoferët, të punësuarit në firmat e huaja

    Afatet për caktimin e pensioneve

    Afatet maksimale të caktimit të pensioneve janë: 42 ditë kalendarike, kur agjencitë janë brenda qendrës së Drejtorive Rajonale dhe 60 ditë kalendarike, kur agjencitë janë jashtë drejtorive rajonale dhe duhen verifikuar dokumentet edhe në rrethet e tjera (kur punonjësit kanë punuar në disa rrethe). Në fund të këtyre afateve, drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore, duhet t’u japin qytetarëve librezën e pensionit të plotësuar me të gjitha të dhënat

    Pagesat e raporteve mjekësore

    Paguhen raportet mjekësore për punonjësit e punësuar e të siguruar në sektor shtetëror e privat, nga mosha 16 vjeç deri në ditën që ndërpret marrëdhëniet financiare. Punonjësi i siguruar ka të drejtën e pagesës së raporteve mjekësore edhe brenda 30 ditëve kalendarike pas ndërprerjes së marrëdhënieve financiare, me përjashtim të rasteve kur personi është pushuar për akt kriminal me vendim gjykate

    Rritja e moshës së daljes në pension

    Nga 1.1.2015, femrave deri në vitin 2032, i rritet mosha e pensionit me 2 muaj në vit deri sa në vitin 2032 do të dalin në pension 63 vjeçe, ndërsa meshkujt deri në vitin 2032 dalin në pension 65 vjeç. Nga viti i mësipërm femrave u vazhdon përsëri rritja e moshës së pensionit 2 muaj e meshkujve me një muaj në vit deri sa në vitin 2056 femra e meshkuj do të dalin në pension 67 vjeç. Gjithashtu nga 1.1.2015 rriten edhe vitet e punës të siguruara në vendin tonë me 4 muaj në vit deri më 1.1.2029, kur për të dy gjinitë për pension të plotë do t’u kërkohen 40 vjet punë

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf