Et’hem Çela, profesori i 44 viteve që (nuk) i mungon arsimit të Tepelenës

658
Në realizim të një rubrike “speciale”, me probleme arsimi dhe profile ish-mësuesish e mësuesish që profesionin e kanë dashur dhe e duan aq sa duan fëmijët dhe nipërit e tyre, madje deri në atë pasion, sa çdo bisedë e fillojnë dhe e mbarojnë vetëm me problemet e shkollës, sot po ju njohim me profilin e një ish-mësuesi nga Tepelena. Quhet Et’hem Bektash Çela. Tashmë, përveçse gjysh është edhe mësues pensionist “i ri” (7 muaj). Profesor Et’hemi është bir i një familjeje të madhe në numër e në “emër”. Është trashëgimtar i “Çelajve” të “derës” së nderuar të Rushit Çelës. Është djalë i Bektashit, njeriut që pas aktivitetit si përkthyes në misionin anglez dhe shoqërues i Mehmet Shehut gjatë luftës, pas çlirimit çoi për herë të parë filmin në Tepelenë, përgatiti kino-operatorët e parë të Tepelenës, Memaliajt e lokaliteteve (siç quheshin), u bë krye-bashkiaku i Tepelenës në vitet 1955-’57, që mbahet mend si qeverisësi lokal i krejt jugut, që “edukoi” kryetarët pasardhës jo me “dajak”, por me shembullin e tij, duke u mësuar se si punohet për qytetin dhe popullin. Me këtë “izëm” dhe emër të madh e të paharruar të gjyshit e babait , ka ecur në jetën dhe punën e tij edhe profesor Et’hemi…
Sigal

44 vjet mësues me pasion, korrektesë, respekt, vlerësim

Vetëm 7 muaj më parë, profesor Et’hem Çela ka hyrë në vitin e 66 të jetës. Vetëm 7 muaj më parë, zyrtarisht doli në pension. Nuk prek më regjistër me dorë, nuk ngre nxënës në mësim, nuk rreshton më klasën në oborrin e shkollës ku “la jetën” mes 44 breza nxënësish bijë e bija të Tepelenës. Ka lindur në Tepelenën e vogël, por që ai, me “egoizëm” e quan “kala të shpirtit të tij”, të historisë së nderit dhe sakrificave të familjes dhe punës së tij. Aty jeton ende. Mësuam se prej disa ditësh, profesor Et’hemi ka nisur të shkruaj “”historikun” e vetes dhe shkollës, që nga dita e parë në fshatin Qesarat, kur nxënësit nisën t’i drejtohen “mësues Et’hemi”. Historia e jetës së tij si mësues, ka një “ecje” nga një shkollë në tjetrën, ku e çonin me detyrë si profesionist, por edhe me detyrim për të ndryshuar punët në shkolla. Et’hem Çela, pas kryerjes së gjimnazit “Abaz Shehu” në Tepelenë në vitin 1967, nisi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër, dega biokimi, të cilin e përfundoi me rezultate të larta. Më pas, kryen nivelin e lartë të arsimimit në Universitetin e Tiranës, të cilin e përfundoi në vitin 1976. Në vitin 1970, nisi për herë të parë, ditën e parë, orën e parë të mësimit në shkollën e fshatit Qesarat, fshat i cili edhe sot e kujton dhe e vlerëson për punën që ka bërë në arsimin dhe edukimin e fëmijëve të asaj zone të nderuar e me tradita. Në vitin 1973, emërohet drejtor shkolle në fshatin Maricaj, një zonë e thellë kjo e cila as e stepi, as e lodhi Et’hemin, përkundrazi e impenjoi aktivisht, për të kryer detyrën si drejtues, si mësues, si edukator dhe njeri i dashur i çdo familjeje të këtij fshati të njohur me mikpritje e arsim-dashje, prej nga kanë dalë shumë mësues, mjekë, inxhinierë, agronomë, ushtarakë, të cilët “mësimin” e parë e kanë marrë edhe nga mësues Et’hem Çela. Në vitin 1975, në kulmin e energjive dhe pjekurisë profesionale, emërohet drejtor i shkollës “Agroteknike” në Progonatin që edhe sot i njeh e ia vlerëson shembullin si njeri model, punën si drejtues dhe mësues i përkushtuar. Në vitin 1989, emërohet zv/drejtor në shkollën e mesme të fshatit Dukaj. Në vitin 1996, emërohet drejtor shkolle në Turan, në fshatin e profesor Et’hem Rukës dhe poetit të mirënjohur Petrit Ruka. Në vitin 1997, emërohet drejtor në shkollën “7 Marsi” në qytetin e Tepelenës. Në 26 nëntor 2014, pasi një “maratone” të pandërprerë 44 vjeçare pasionante, korrekte e të palodhshme në shkollat e zonave të rrethit të Tepelenës, profesor Et’hemi del në në pension. Për punën q ëka bërë, për modelin që ka krijaur si qytetar, prind e mësimdhënës në Tepelenë, profesor Et’hemi Çela ëhstë nderuar me dekoratën “Urdhëri Naim Frashëri i Klasit të Parë”.e shumë tituj të tjerë nderi, nga sektori arsimit në Tepelenë.

Profesori veteran, që (nuk) i mungon Tepelenës 

Një javë më parë, ishim në Tepelenë, ishim në një “kafe mëngjesi” me drejtorin e Arsimit të Tepelenës, drejtuesin efiçent Shkëlqim Imeri, me profesor Et’hem Çelën dhe me dhëndrin e tij mësues fizike në Izvor, Olsi Xhemali, një nga mësuesit e Memaliajt, që ka përgatitur fituesit e Olimpiadës së Fizikës në shkallë kombëtare. Drejtori i arsimit na tha, se pas daljes në pension, profesor Et’hemi i mungon vetëm zyrtarisht arsimit në Tepelenë, mbasi praktikisht nuk i mungon. Edhe pse ka 7 muaj që ka dalë në pension, ai aktivizohet në arsim. Tek shkolla e ka “mendjen dhe shpirtin”, sidomos tek laboratori i tij të cilin e ka krijuar, e ka mbrojtur dhe e ka mbajtur me shumë pasion e sakrifica. Ishte një bisedë e lirshme, krejt njerëzore, ku drejtori i arsimit Shkëlqim Imeri, qëndronte e sillej si “nxënës” përballë profesor Et’hemit. Konstatova diçka interesante gjatë bisedës: Profesor Et’hemi, i kërkoi drejtorit Imeri, t’i caktonte disa orë mësimi “konsulence” jo për pagë, por për pasion, për merakun që ka për shkollën dhe nxënësit, prej të cilëve, pas 44 vitesh kontribut “e ndau” vetëm mosha e pensionit. Drejtori, i tha: Derën e shkollës e ke të hapur”. Ajo që na bëri përshtypje ishte fakti, se jo vetëm drejtori arsimit Ymeri, por të gjithë ata me të cilët u takuam e u përshëndetëm atë mëngjes, “çoheshin në këmbë” për profesor Et’hemin. Nuk e vlerësonin për moshën, por për statusin që ai ka krijuar në 44 vite si njeri dhe mësues model, që në të vërtetë është një tregues i pasionit për punën i brezave të “derës së madhe të Çelajve” të Tepelenës. 

Flet Shkëlqim Imeri, drejtor i Arsimit-Tepelenë: Arsimi ka nevojë për mësimdhënës si profesor Et’hemi

Profesor Et’hemi mbetet një model i mësuesit pasionat e korrekt dhe një kualitet i arsimit shqiptar. Për aq kohë kohë sa drejtoj zyrën arsimore të Tepelenës, tek profesor Et’hemi kam konstatuar njeriun që e do punën jo si bordero, por si ndjenjë, si profesion, si detyrë. Ju, thoni, që profesori Et’hemi i mungon dhe do tí mungoj arsimit të tepelnës, unë them se nuk i ka munguar dhe nuk do tí mungoj. Në arsimin e Tepelenës, ai ka “skalitur” 44 vite përvojë me nxënësit e mardhënie korrket me kolegët, ka lënë 44 vite shembull personal si njeri dhe edukator, ka lënë edhe një trashëgimi në profesion: ka lënë vajzën mësuese historie, bashkëshorte po e një mësuesi, të cilëve u qëndron “çekan mbi kokë” për t’u bërë edhe ata mësues, qytetar e prindër model si ai…