Erisa Xhixho: Procesi i integrimit jo i një qeverie, por pronë e gjithë shqiptarëve

554
Fjala e plotë Erisa Xhixho, në bashkëbisedimin me të rinjtë dhe gjimnazistët e kryeqytetit.
1- Procesi i integrimit jo i një qeverie, por pronë e gjithë Shqiptarëve Kur të hapim negociatat administrata e pamjaftueshme me burime njerëzore për ta cuar përpara procesin ,ndaj duhet të vëmë në funksion të tij të gjitha burimet njerëzore kombëtare për çdo kapitull që do negociohet në akademi, media, turizëm, bujqësi etj. 
Ky proces e ka të domosdoshme gjithpërfshirjen. 
Shkrirja e Ministrisë së Integrimit nga kjo qeveri shkatërroi investimin e bërë prej vitesh nga BE për atë administratë. 
2-E rëndë që sot shqiptarët duan të largohen nga Shqipëria pasi këtu nuk gjejnë shpresë dhe motiv për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Kjo ndodh sot si në familjet e varfra ashtu dhe në familjet me një standart ekonomik. Pasi siguria e jetës është e cënuar, droga si model për të ecur në jetë është kthyer në trendy për të rinjtë duke bërë që familjet e tyre ta mendojnë dy herë qëndrimin në Shqipëri. Kjo qeveri ka qëllim largimin e Shqiptarëve por kjo nuk do të ndodhi. 
3- Procesi i negociatave do ndikojë edhe në standartizimin e edukimit shqiptar me atë të vendeve europiane në cdo aspekt. Pasi monitorimi nga BE do ndikojë në rritjen e cilësisë së arsimit , të cilësisë së diplomave tona duke i dhënë të njëjtën peshë me ato të vendeve të BE.Kështu të rinjtë tanë do duhet të bëhen të konkurueshëm me dijet e tyre jo vetëm për tregun vendas por edhe atë europian. Prandaj ne si LSI kemi mbajtur një qëndrim atdhetar duke kërkuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE jo për politikanët por për qytetarët shqiptar e mbi të gjitha për të rinjtë tanë. Që ata të shohin të ardhmen e tyre në vendin tonë e jo gjetkë. 
4- Droga në shkolla një SOS për qeverinë dhe për të gjithë ne. 
E paimagjinueshme për ne dhe çdo prind kjo pasiguri, jashtkontrollit situata e hashashit në shkollat tona 9-vjecare dhe të mesme. 
Nuk mund ti ofrojmë këto modele suksesi të rinjve pasi do shkatërrojmë gjenerata të tëra. 
Por kjo qeveri duket mëse qartë që nuk ka prioritet shëndetin , sigurinë dhe cilësinë arsimore të të rinjve tanë. Kërkoj nga LRI dhe ju ketu ta kundërshtoni këtë model dhe të sensibilizoni çdo mik që të mos bëhet pjesë e kësaj rruge që shkatërron të ardhmen tonë. 
Do duhej një strategji urgjente nga qeveria për ta vënë në kontroll jo vetëm te shkollat po dhe lokalet që frekuentohen nga rinia.Në vend që të merret me show të veprojë.
Sigal