Erisa Xhixho / “Ne treguam qytetari dhe politikë ndryshe e cila sapo ka filluar betejën e saj, misioni vazhdon”

409
Erisa Xhixho e cila ishte e treta në listën e LSI-së për qarkun e Fierit me anë të një statusi në rrjetin e saj social facebook ka falenderuar LRI e Fierit, të gjithë të rinjtë, gratë, vajzat dhe qytetarët e këtij qarku për të cilin shprehet se edhe pse nuk mundi të diltë deputete, prej tyre fitoi dashuri, mbështetje dhe një miqësi të sinqertë. Gjithashtu Xhixho thekson se fushata ishte një fushatë me emocion, dashuri, por mbi të gjitha një fushatë model europian, që tregoi qytetari dhe politikë ndryshe.

Statusi i plotë:
Faleminderit nga zemra LRI Fier dhe gjithe te rinjve qarkut Fier, grave,vajzave dhe qytetareve per cdo shtrengim duarsh, dashuri, buzeqeshje qe me keni dhuruar me gjithe sinqeritetin e nje miqesie qe fitova fale jush.Kjo eshte fitorja ime me e madhe. Pavaresisht gjithckaje une fitova miqesine tuaj duke bere nje fushate me emocion ,me shume dashuri dhe model europian sic une e deshiroja. Ne treguam qytetari dhe nje politike ndryshe e cila sapo ka filluar betejen e saj ,misioni vazhdon… Do jem gjithmone aty per Ju 
Sigal