Ergys Alushi/Monica të keqen…

    461
    Sigal

    Si të kërcehet a të keqen… nuk të kanë thënë… këtej nga ne, po bëhet nami… tre gra të vrara në 48 orë… me kallash e me thikë a të keqen… u tmerrua mileti… kalimtarë e komshinj, të ndodhur në vendngjarje…

    Hall i madh a të keqen…

    Nuk është për të kërcyer… nuk hapim dot televizorin kur fillojnë lajmet… duhet të largojmë fëmijët… flitet vetëm për vrasje… horror… gra të shtrira të vdekura në rrugë… fëmijë të mbetur jetim…

    Monica të keqen…

    Lëre, lëre… hall i madh a të keqen… burrat shqiptarë janë lodhur nga nervat… po tregohen të dobët… hallet që kanë me shtetin dhe të përditshmen, po i shfryjnë ndaj grave… bëhen trima me to… ngaqë ndoshta nuk kanë se çfarë t’i bëjnë shtetit, vështirësive, krizës që na ka përfshirë…

    Monica të keqen…

    As në vendet më fanatike islamike, nuk ndodh kjo sjellje me gratë… as atje, ku i qëllojnë me gurë derisa të vdesin… nuk ka psikolog në botë që ta shpjegojë këtë shpërfytyrim të burrit shqiptarë ndaj gruas shqiptare… as ligji ekstrem nuk po e ndalon dot këtë barbari… policia, jo se jo… shoqëria është indiferente, shikon derë e brenda… analistët ta shpifin kur sillen sikur marrin vesh nga të gjitha…

    Hall i madh a të keqen…

    Nuk është për të kërcyer… është për të vënë kujen, alarmin… duhet bërë diçka sot, që nesër të mos na vij radha të gjithëve… po degradojmë si shoqëri… dhe kjo nuk është shenjë e mirë… dhe nuk është e paqëllimshme