Erëzat e duhura për një tru dhe kujtesë të shëndetshme

938
Ekzistojnë disa erëza të cilat kanë veti të ndryshme shëndetsore në lidhje me kujtesën. Sipas studimeve të fundit mësohet se ato luftojnë ankthin dhe depresionin, si dhe parandalojnë disa lloj tumoresh të trurit.
Disa nga këto erëza janë;
Majdanozi dhe trumza
Një lloj flavonidi që gjenden në këto dy erëza, i quajtur Apigenin, ndikon në ripërtëritjen e qelizave të trurit dhe ndihmon në luftën kundër depresionit dhe sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundjes Parkinson.
Kamomili
Kamomili njihet për vetitë e tij për të luftuar ankthin, stresin dhe depresionin prandaj ai duhet konsumuar në mbrëmje për një gjumë të qetë dhe për një dozë natyrale anti stres.
Turemeriku ose Kurkuma
Kjo erëz ka shumë benefite për shëndetin. Ajo është shumë e mirë edhe për trurin pasi sipas studimeve ajo ka vetinë të luftojë sëmundjen e Alzheimerit si dhe ndihmon në ripërtëritjen e qelizave të trurit duke parandaluar tumoret.
Sherebela
Sherebela ka dhënë rezultate shumë të mira për përmirësimin e kujtesës dhe të mirëfunksionimit të trurit.
Hudhra
Sipas studimeve më të fundit, konsumimi i vazhdueshëm i hudhrës ndikon në luftën kundër tumoreve në tru.
Sigal