Epopeja e kusarëve

520
Sigal


(pjesa e tetë)

 

Dhe njëqind vjetori,

Tani po afron,

Për këtë ka ngritur,

Sala komision!

Komisioni i mjerë,

Bën be për Salinë,

Është i angazhuar,

Të ndreqë historinë!

Të ndreqë historinë,

Të shkruaj mellani,

Se ka plot idera,

Sali historiani!

Sali historiani,

Çuditi miletin,

Tash në pleqëri,

E ka fiksim mbretin!

Dihet Ahmet Zogu,

Ka qenë një kusarë,

Ndaj nga goja e Salës,

Ka kohë që s’është ndarë!

Ndaj dhe vetëkuptohet,

Kope e të marrëve,

Nderin më të madh,

Do t’ua bëjë kusarëve!

Dua që të pyes,

Dhe qorrin dhe horrin,

Ç’lidhje ka Ahmeti,

Me njëqind vjetorin!

Nuk ka asnjë lidhje,

Që fëmijë i ziu,

Po lidhjet i bën,

Pa teklif Saliu!

Nuk mund ta nderojë,

Ditë e pavarësisë,

Turpin më të madh,

Të gjithë Shqipërisë!

Monumenti i turpit,

I bronztë a i gurtë,

S’do ta ketë të gjatë,

Unë jam i sigurtë!

Pas Salës do shkruhet,

Historia tjetër,

Dhe në kosh do hidhet,

Kjo mortje e vjetër!