Epopeja e kusarëve (pjesa e gjashtë)

534
Sigal

Shko në zyra shteti,

Ke për të shkalluar,

Se shqipen zyrtare,

E kanë masakruar!

 

Do ndihesh aty,

Idiot natyrisht,

Se dhe labi i Vlorës,

Të flet gegërisht!

 

Po dhe skraparllinjtë,

Nuk mbeten në bisht,

Imitojnë Salën,

Të gjithë gegërisht!

 

Kundra gegërishtes,

Unë s’kam asgjë fare,

Po ajo me ligj,

S’është gjuha zyrtare!

 

Të më korrigjojnë,

Për ndonjë defekt,

Gjer sot gegërishtja,

Është një dialekt!

 

Është një dialekt,

I Salës i mbretit,

Sot ky dialekt,

Është gjuhë e pushtetit!

 

Toskërishtja ime,

Ka mbetur në hije,

Gegërishtja është,

Provë besnikërie!

 

Gjuha kryesore,

Kjo është natyrisht,

Por jo gjithë kusarët,

Flasin gegërisht!

 

Hajdutët e thekur,

Shik e me kollare,

Flasin përsëmbari,

Dhe gjuhën letrare!

 

Se ata nuk janë,

Aspak budallenj,

Ndryshe s’do të ishin,

Hajdutë të mëdhenj!

 

Dhe aty ku ka grada,

Unë kot nuk ja fus,

Ka kusarë të vegjël,

Ka kryehajdutë!