Enti Kombëtar i Banesave: Kushtet e reja për përfitimin e banesave sociale dhe kreditë e subvencionuara

    725
    Sigal

    Procedura dhe afatet e tërheqjes së kredisë për kategoritë që kanë të drejtë

    Enti Kombëtar i Banesave, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve Publike dhe institucionet e tjera përgjegjëse, po punon për vënien në punë të një sërë programesh, siç janë banesat me kosto të ulët, banesat me qira sociale dhe kreditë e subvencionuara nga shteti. Deri më tani, programi për banesat me kosto të ulët ka adresuar tri bashki; bashkinë e Shkodrës, bashkinë e Kavajës dhe atë të Korçës. Nga këto programe përfitojnë të gjitha kategoritë në nevojë dhe që trajtohen me një status të veçantë, ndiqen një sërë programesh strehimi. Ligjit 9232, parashikon programe paralel për të gjithë problematikën e strehimit për Republikën e Shqipërisë. Këto janë sistemimi i qytetarëve në banesa me kosto të ulët, çka presupozon ndërtimin e këtyre banesave nga subjekte ndërtuese, që mund të jetë Enti apo bashkia përkatëse. Ndarja e tyre mund të bëhet për qytetarët e pastrehë për të gjitha bashkitë përkatëse. Më pas organet e këshillave bashkiake bëjnë edhe listimin e përfituesve. Por përfitimi për të hyrë në këto banesa është sipas kostos reale të ndërtimit, as më shumë dhe as më pak. Kështu mblidhen shumatoret e investimit në këto banesa dhe ndahet mes qytetarëve. Në këtë rast qytetarët kanë mundësi ta shlyejnë këtë banesë me kosto reale, por me afat likuidimi, deri në 25 vjet.

    Kreditë e subvencionuara

    Programi i dytë që adresohet është programi i subvencionimit të interesave të kredisë. Ky është një nënprogram, i cili futet në programin e banesave me kosto të ulët. Për këtë program janë të specifikuara tri nënndarje. Programi adreson të gjitha familjet që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve. Këtu përfshihen të gjitha familjet, që pas vitit ‘92, rezultonin që ishin pa kontrata dhe nuk i kishin bërë këto kontrata për të poseduar në emër të tyre banesën, sepse ajo ishte pronë e pronarëve që u ishte konfiskuar më përpara prona. Të gjithë këta persona kanë përfituar statusin banorë në ish-pronë. Gjatë këtyre viteve, nga 92-shi e në vazhdim, një pjesë e këtyre familjeve janë sistemuar në programin e Entit Kombëtar të Banesave.

    Kush përfiton kredi me interes zero 

    Nga kreditë me interes zero përfitojnë të gjitha familjet që rezultojnë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, që nuk janë sistemuar ende në programet e ndryshme nga Enti apo dhe nga bashkitë, kanë të drejtën e përfitimit të një kredie me zero për qind interes dhe një afat likuidimi deri në 30 vjet. Kjo është një procedurë që po ndiqet nga Enti Kombëtar i Banesave dhe aplikimet bëhen nëpërmjet këtij institucioni. Enti ka detyrimin që brenda 5-10 ditëve dërgon automatikisht emrin e personit që kërkon të përfitojë banesë në bankën që ka lidhur kontratën Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike. Më pas, qytetari paraqitet në bankë për të plotësuar të gjitha dokumentacionet ekonomike, pra nëse është apo jo i aftë të paguajë këstin e kredisë. E thënë ndryshe, për çdo qytet të Republikës së Shqipërisë, dokumentacionet ekonomike janë të ndryshme, pasi dhe të dhënat e tregut janë të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave dhe janë të ndryshme për qytete të ndryshme. Çdo qytetar ka të drejtë të gëzojë 12-14 metër katrorë për frymë dhe kjo, sipas certifikatës familjare që ai posedon. Shprehur më thjesht, Enti Kombëtar i Banesave i ndan në katër nënndarje, siç është garsoniera, me një sipërfaqe minimale 42 metër katrorë, 1+1 që është 52 metër katrorë, 2+1, e cila është 65 metër katrorë dhe 3 +1 është 80 metër katrorë. Një familje që përfiton garsoniere mund të përbëhet dhe nga një person, ndërsa ajo që përfiton 1+1 mund të jetë 2-3 persona e kështu me radhë.

    Kategoritë që përfitojnë kredi me interes 3 për qind

    Pjesa e dytë e këtij programi është kredia me interes 3 për qind. Sigurisht që, të gjitha subvencionet në rastin e këtyre kredive, është Ministria e Punëve Publike që nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave dhe buxhetit të shtetit, që paguan drejt bankës të gjithë interesin dhe subvencionet për këto kredi. Qytetari paguan atë çka merr dhe Enti mbulon për çdo kontratë subvencionin që i takon. Në rast se i referohemi kredisë me 3 për qind, e cila miratohet specifikisht me vendimet respektive të këshillave bashkiak, çdo bashki në Republikën e Shqipërisë i është përcaktuar nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, në bazë të numrit të familjeve, për të cilat ajo posedon të listuarit që janë për përfitim për të përcaktuar dhe më pas një shumë. Sigurisht peshën kryesore këtu e zënë qytetet e mëdha, si Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani, Vlora, etj.. Më pas, Këshilli Bashkiak specifikon në bazë të kërkesës së qytetarëve të gjitha aplikimet. Por qytetarët duhet të mos kenë një banesë në pronësi të tyre apo të mos jenë pjesë e legalizimit të banesave apo dhe të vërtetojnë që jetojnë nën normat e strehimit. Pra, në këtë rast, mund të përfitojnë dhe çiftet e reja, apo dhe familjet ndahen nga familja bazë. Ndërkohë, një tjetër kriter për të përfituar këtë kredi është se personi duhet të ketë të ardhura në një kufi dhe në një kufi dysheme. Sepse banka nëse personi ka të ardhura të pamjaftueshme dhe është me përkrahje sociale apo nën limitin jetik, nuk mund të përfitosh nga bashkia dhe nga Banka. Por për këto procedura ka një hallkë, ku bashkia i specifikon të gjithë procedurat dhe nivelin ekonomik të personit.

    Familjet që përfitojnë kredi me interes zero 

    Aktualisht, për të gjitha familjet që rezultojnë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, që nuk janë sistemuar ende në programet e ndryshme nga Enti apo dhe nga bashkitë, kanë të drejtën e përfitimit të një kredie me zero për qind interes dhe një afat likuidimi deri në 30 vjet. Enti ka detyrimin që brenda 5-10 ditëve dërgon automatikisht emrin e personit që kërkon të përfitojë banesë në bankën që ka lidhur kontratën Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike. Më pas, qytetari paraqitet në bankë për të plotësuar të gjitha dokumentacionet ekonomike, pra nëse është apo jo i aftë të paguajë këstin e kredisë. E thënë ndryshe, për çdo qytet të Republikës së Shqipërisë, dokumentacionet ekonomike janë të ndryshme, pasi dhe të dhënat e tregut janë të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave dhe janë të ndryshme për qytete të ndryshme.