Endrit Braimllari: “Edi Rama dhe zagarët e tij lanë Shqipërinë jashtë BE”

519
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar në rrjetet sociale Faceboook duke akuzuar Ramën dhe bandën e tij kriminale që lanë Shqipërinë jashtë BE-së.

Ndër të tjera ai shkruan:- Rama nxit dhunë sepse nëpërmjet konflikitit dhe përplasjes zgjat agoninë e tij në pushtet në kurriz të qytetarëve të këtij vendi.

Nga Endrit Braimllari

Edi Rama dhe zagarët e tij lanë Shqipërinë jashtë BE.
Vendimi i parlamentit Hollandez që për shkak të kriminalitetit dhe korrupsionit në rritje nuk do të ketë çelje të negociatave për Shqipërinë, madje në këtë vendimarrje është ndarë nga Maqedonia e Veriut, tregon qartë që përgjegjësi kryesor është Edi Rama.
Edi Rama ka forcuar krimin duke i dhënë pushtet, duke e futur në parlament dhe në institucione publike, ka dorëzuar qeverinë jo në dorë të qytetarëve por në shërbim të krimit të organizuar.
Prandaj Edi Rama nxit dhunë sepse nëpërmjet konflikitit dhe përplasjes zgjat agoninë e tij në pushtet në kurriz të qytetarëve të këtij vendi. Nuk ka dhunë dhe konflikt të nxitur nga Edi Rama që do e shpëtoj atë dhe zagarët e tij nga burgu.
Edi Rama kërkon votime farse, moniste sepse vetëm kështu ai vet, Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe një tuf zagarësh të tjerë mund ti shpëtojnë burgut. Ky është meraku i Edi Ramës, se si ai ti shpëtoj burgut por e ka të vështirë sepse data e gjykimit ka ardhur, qytetarët nuk do ja falin, fundi i Edi Ramës do jetë i tmerrshëm.

Image may contain: 1 person, crowd and indoor