Enada Koçiraj: LSI shpresa e të rinjve. Qytetarët vlonjatë të zhgënjyer nga politika e deritanishme

1177
Alma ÇUKA
Fushata ende nuk është hapur zyrtarisht por Enada Koçiraj, përfaqësuese e LRI-së vazhdon fushatën në qytetin e Vlorës. Rinia është kryefjala e fjalimeve të saj. LSI forcë e parë
Është e treta në listën e kandidatëve për deputet në Qarkun e Vlorës. Ajo garon përballë politikanëve me përvojë në këtë qytet. Ndërkohë që në këtë fushatë përfaqëson të rinjtë e qytetit të Vlorës, pse jo dhe të gjithë Shqipërisë. Rinia është forcë e madhe dhe Enada Koçiraj, beson se partia që ajo përfaqëson LSI, do të jetë në krye falë forcës që merr çdo ditë nga këta të rinj. Koçiraj është çdo ditë në terren dhe zhvillon biseda të shumta me qytetarët. Por ajo thotë se e ndien zhgënjimin e tyre nga politika e deritanishme. Ka besim të plotë se LSI në të gjithë vendin do të marrë vota të mjaftueshme për të qeverisur në katërvjeçarin e ardhshëm. Po kështu është shumë e lumtur që ditën e ndan me të rinjtë e qytetit bregdetar të Vlorës duke dëgjuar prej tyre hallet dhe shqetësimet. Ka një thirrje për të gjithë rininë Shqiptare. “Mos u largoni nga vendi, LSI është partia që do të rikthejë shpresën dhe ëndrrat tuaja do t’i bëj realitet”. 
Shumë të rinj e të reja në listat e kandidatëve për deputet të LSI. Çdo të thotë kjo për ju në këto momente?.
Të besosh vendet në parlament kjo është më shumë se sa një shans. Unë ndjej privilegjin dhe nderin që të përfaqësoj të rinjtë e qarkut Vlorë në listën e kandidatëve për deputet. Por njëkohësisht ndjej dhe shumë përgjegjësi dhe e marrë këtë sfide mbi vete që të jem zëri i tyre aty ku ligjet e këtij vendi hartohen dhe miratohen. Ky shans që më është dhënë mua do të thotë më shumë punë, më shumë përkushtim dhe më shumë prezencë krah të gjithë njerëzve që besojnë tek LSI.
E treta në listë. Mendoni se Kuvendi në këtë legjislacion do të këtë më shumë të rinj nga LSI?
Nuk mendoj, jam absolutisht shumë e bindur se në këtë parlament si asnjëherë më parë rinia shqiptare do të ketë një zë të fortë, zërin e të rinjve të LSI. Ne do të bëjmë ndryshimin. Pas këtyre zgjedhjeve interesat e të rinjve do të mbrohen nga ata të rinj që sot po punojnë fortë dhe nesër do të jenë në parlament. Sot të gjithë flasin në emër të të rinjve por askush nuk interesohet për ta . Ka ardhur koha që rinia të flas vet dhe të ndihet e përfaqësuar kudo , deri në çështjet më të rëndësishme të vendit . E kush më mirë se vetja jonë do të na përfaqësonte ?
Jeni shumë e re. Pse zgjodhët rrugën e politikës?
Nuk mund të them se politika ka qenë ëndrra ime. Unë e nisa këtë rrugë, sepse mendova që, nëse ne të rinjtë rrimë indiferentë ndaj situatës politike në vend, gjërat do të vazhdojnë po njëlloj. Dëshira për të ndryshuar këtë vend e për ta bërë atë më të mirë, për t’i dhënë shpresë çdo shqiptari më bëri t”i futem kësaj rruge. Gjithashtu LSI dhe kauzat që mbështet më bënë ta dua akoma më shumë zgjedhjen që kam bërë për t’u futur në rrugën e politikës.
Çfarë do të thotë për ju të jeni në terren, takoni qytetarë të shumtë kryesisht të rinj dhe kërkoni prej tyre votën? Çfarë u ofron një vajzë e re votuesve të saj? 
Për mua çdo ditë është një sfidë e re se si t’ju rikthej atyre besimin e humbur që ju ka shkaktuar politika gjatë këtyre viteve . Ata janë kryesisht pesimist për shkak të zhgënjimeve të njëpasnjëshme . Unë sot kërkoj vetëm besimin e tyre duke ju treguar shembullin tim dhe shumë të rinjve që janë pjesë e jona , se si ata vetë mund të marrin të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre në dorë dhe të hapim bashkë një derë të re e cila do të na bëjë të ëndërrojmë të ardhmen tonë pikërisht në vendin dhe shtëpinë tonë pa qenë nevoja të largohemi jashtë vendit.
Cila është dita juaj në këtë situatë kur fushata ka trokitur kohë më parë dhe Ju tashmë duket se jeni në një betejë?
Dita ime është e mbushur plot me takime me të rinjtë e Vlorës . Janë ata me të cilët jam që në orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të ditës , të cilët më motivojnë dhe më mbështetin aq shumë për ti shkuar deri në fund betejës tonë . Jam plot besim teksa shikoj që radhët e LSI dhe në veçanti të LRI Vlorë po shtohen dita ditës me të rinj që deri dje nuk kanë pasur as interesin më të vogël për politikën.
Shumë të rinj në moshën tuaj janë larg politikës, preferojnë të studiojnë ose jo, të frekuentojnë jetën e natës. Ka një mendim Enada për këtë brez që më shumë duket se kërkon ndihmë, teksa përpiqet të largojë stresin në mënyra të ndryshme?
Ashtu si përmenda më sipër shumë flasin për të rinjtë, por pak bëjnë për ta. Prandaj të rinjtë preferojnë të rrinë larg politikës dhe të jenë indiferentë për shumë ngjarje. Unë kam një mesazh për të gjithë ata të rinj, të cilët përpiqen të harrojnë realitetin e tyre të hidhur në mënyra të ndryshme. Ju keni energji të pashterueshme, sikurse fuqi mendore të jashtëzakonshme. Kështu që le t’i bashkojmë energjitë tona të gjithë bashkë dhe le ta bëjmë Shqipërinë tonë një vend më të mirë për të gjithë dhe kështu të njihet si vend që forcën kryesore ka rininë e tij .
LSI forcë e parë. Sa e ndjen Enada këtë në Vlorë? A janë të rinjtë forca dominuese për lSI-në?
Absolutisht që LSI është dhe do e tregojë veten si forcë e parë. Kjo gjë ndihet, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë vendin. Fakti që ne na bashkohen çdo ditë e më shumë të rinjtë do të të thotë, që ata gjejnë veten e tyre tek ne dhe se mundësitë e tyre shtohen çdo ditë e më shumë duke punuar së bashku me ne. Kjo na jep shtysë dhe na tregon, se ne jemi forcë e parë dhe, padyshim, që të rinjtë janë forca dominuese. LSI beson tek rinia dhe rinia beson tek LSI, prandaj me bindje të plotë them, se LSI do të jetë forcë e parë në të gjithë Shqipërinë.
Sigal