EMRI/ Sherri me dy të plagosur në Tiranë, kapet pas 1 muaj bashkëpunëtori

527
Arrestohet një nga bashkëpunëtorët e përfshirë në ngjarjen ku mbetën të plagosur dy persona. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se Redi Palushi, 22 vjeç, u përfshi në ngjarjen e ndodhur në 16 shkurt të këtij viti në rrugën “Irfan Tomini”.
NJOFTIMI I POLICISË
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Kapet e ndalohet një nga bashkëpuntorët e ngjarjes të ndodhur me datë 16 Shkurt 2018 ku mbetën të plagosur dy shtetas.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në vijim të punës per kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen e ndalimin e shtetasit:
Redi Palushi, 22 vjeç, banues në Tiranë
Shtetasi Redi Palushi ishte i shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë për veprat penale “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentative, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 78-25-22,278 të Kodit Penal.
Pasi me datë 16.02.2018, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çasti mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasi Gjon Pelivani dhe R. H., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduariale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Sigal