EMRI/ Me dy çanta me drogë në autobusin e linjës Gjirokastër-Athinë, kapet 26-vjeçari

507
Një i ri nga Gjirokastra është arrestuar pasi u kap me drogë në autobusin e linjës Gjirokastër-Athinë.
I arrestuari është Pirro Kotroci, 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ( I dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli fizik i ushtruar në P.K.K.Kakavije në një çantë në autobuzin e linjës Gjirokastër –Athinë u gjet një çantë me dy pako lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal.
Sasia e lëndës narkotike rreth 3 kilogram e 200 gram.
Sigal