EMRI/ Kapet me drogë në banesë, pranga 22-vjeçarit në Krujë (FOTO)

433
Një 22-vjeçar është arrestuar në qytetin e Krujës pasi iu gjetën një sasi droge në banesën e tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi: Aurel Markaj 22 vjeç, banues në Derven, Krujë.

“Më datë 11.09.2017, në Derven, Krujë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.Markaj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3.7 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.


Sigal