EMRI/ I vdiq e bija tre vite më parë, gruaja në Sarandë i jep fund jetës me fotoksinë

548
Sigal

Gjendja e rëndë psikologjike ka nxitur 68 vjeçaren Hano Kullai, banore e fshatit Vergo, bashkia Delvinë, t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar pasi mori një sasi të konsiderueshme fosfor organik (e thënë ndryshe fostoksinë).

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në banesën e saj në fshatin Vergo ku ajo banonte me të birin. Sipas bluzave të bardha të Sarandës mësohet se 68 vjeçarja është derguar në repartin e urgjencës së Sarandës në orën 20.50 të së mërkurës, në gjendje të rëndë.

Pas ndihmës së parë, sipas protokollit mjekësor,  dhe e shoqëruar me personel mjekësor është nisur për në Qendrën e Toksikologjisë në Tiranë. Por në rrugën nacionale, poshtë fshatit Lazarat 68 vjeçarja ka humbur jetën.

Burime nga grupi i hetimit në Komisariatin e Policisë në Delvinë bëjnë me dije se edhe herë të tjera ka tentuar 68 vjeçarja t’i jepte fund jetës. Situata e rënduar psikologjike e saj ka qenë pas vdekjes të së bijës, tre vite më parë, gjë të cilën ajo nuk ka mundur ta kapërxente dot, duke i dhënë fund jetës ditën e mërkurë, pas takimit për herë të fundit edhe me fëmijët e vajzës që kishin ardhur në fshat nga Greqia.