Emigrantët, faktor vendimtar në votimet e 23 Qershorit

    424
    Sigal

     Në zgjedhje morën pjesë 90 mijë emigrantë kryesisht nga Greqia dhe Italia

    Këto zgjedhje të 23 Qershorit të vitit 2013, do të komentohen gjatë për shumë arsye, por më kryesorja mbetet ajo e pjesëmarrjes së madhe të emigrantëve në zgjedhje.  Aktualisht ndodhen në emigracion rreth 1 milion e 324 mijë emigrantë në rreth 37 vende të botës. Emigrantët tanë janë përqendruar kryesisht në Greqi, Itali, Gjermani, Francë, Amerikë dhe Kanada. Këto janë vendet që kanë pjesën më të madhe të emigrantëve tanë, duke bërë vendin tonë vendin që ka më shumë emigrantë në botë për frymë të popullsisë.  Ndërsa në dy vendet fqinje, Greqinë, fqinjin tonë jugor, dhe Italinë fqinjin tonë perëndimor ndodhen ¾ e të gjithë emigrantëve tanë, ku në Greqi ndodhen rreth 750 mijë emigrantë dhe në Itali plot 334 mijë. Dukë pasur parasysh se këto dy vende fqinje kanë masën më të madhe të popullsisë votuese, duke pasur parasysh se ardhja për votime në atdhe është e tyre ishte nga këto dy vende ishte më e lehtë, më e shpejtë, me shpenzime më të vogla, duke pasur parasysh se dhe një votë në këto votime kushton shumë, partitë politike i kushtuan rëndësi të madhe këtij komuniteti kaq patriot dhe kaq dërgues të hollash në atdhe.

    Shkaqet dhe realiteti

    Studiues, sociologë, organizmat e ndryshëm joqeveritarë, gazetarë por edhe politika i kanë kushtuar fenomenit të emigrimit rëndësi të veçantë, duke i trajtuar etapat, shkaqet, si edhe mënyrat e emigrimeve të shqiptarëve gjatë në periudha të ndryshme kohore. Është shkruar dhe folur shumë për llojet e emigrimeve, qoftë masive edhe për ato individuale të shqiptarëve, për burimet historike dhe aktuale, si edhe shkaqet që e kanë nxitur këtë fenomen të hershëm. Fakte të tilla, vetëm sa do të freskonin kujtesën e njerëzve, do t’u sillnin në mendje ngjarje të lexuara, të dëgjuara, por edhe ato të përjetuara. Pra, ngritja e çështjeve të emigrimit të shqiptarëve nuk përbën risi, nëse do t’i referohemi evidentimit të kësaj dukurie, por ajo që për mua është e re ka të bëjë me mënyrën e konceptimit dhe trajtimit të kësaj çështjeje sociale. Historikisht, popujt e varfër dhe të shtypur, ndër ta edhe shqiptarët, janë përballur me këtë “zgjedhje” dhe nevojë, faktikisht të imponuar nga faktorët politikë dhe socio-ekonomikë. Por edhe sot e kësaj dite, kur ky fenomen do të duhej të ishte zbutur, shifrat tregojnë qartë se ne vazhdojnë të ndiejnë nevojën e të emigruarit në vendet më të zhvilluara. Janë të pakta ato familje shqiptare të cilat nuk e kanë provuar emigracionin në rrugë të ligjshme apo të paligjshme, por edhe më të pakta në numër ato familje që i kanë shpëtuar tundimit për të provuar të paktën një herë të vetme rrugën e emigracionit. Fluksi i njerëzve para dyerve të ambasadave, aplikimet për bashkime familjare, zgjedhjet e mënyrave të ndryshme, qoftë edhe të paligjshme, vetëm e vetëm për t’u larguar jashtë tregojnë se një fenomen i tillë nuk është rrudhur aspak.
    Duke qenë se emigrimi për shkaqe ekonomike është edhe më i rëndësishmi në raport me numrin e të larguarve, duke pasur qëllim të tillë, domosdoshmërisht ka sjellë edhe rritjen e të ardhurave e të standardit të jetesës së emigrantëve dhe të familjeve të tyre. Sipas të gjitha studimeve të bëra në këtë drejtim rezulton se të ardhurat nga emigracioni janë faktori kryesor i përmirësimit të gjendjes sonë ekonomike. Pra, edhe pse askush nuk është në gjendje të mohojë treguesit pozitivë, do të ishte i ekzagjeruar mbivlerësimi që u bëhet vlerave monetare të fituara nëpërmjet tij, në raport me humbjet sociale që po kalojnë familjet tona, sepse ky “shtegtim”, veç të përfitimeve të tjera mbart me vete edhe pasoja lënduese e të pandreqshme për to.

    Dërgesat vjetore të emigrantëve në atdhe

    Pas krizës financiare ndërkombëtare, të ardhurat valutore nga puna e emigrantëve shqiptarë jashtë vendit po shënojnë ule progresive. Prej vitit 1993 deri në vitin 2003  dërgesat e emigrantëve në vendin tonë varionin nga 700 milion dollarë deri në 850 milion. Pas vitit 203 deri në vitin 2009 këto dërgesa arritën deri në 1 miliardë dollarë. Por, ekspertët bankarë vlerësojnë se dërgesat në para (remitancat), si një nga sektorët  më të ekspozuar ndaj “goditjeve” të ambientit ekonomik botëror, në kushtet e krizës ekonomike botërore, reflektuan rënie gjatë vitit të kaluar. Referuar të dhënave të BSh-së, emigrantët sollën në atdhe 170 milionë euro më pak se ën vitin 2012.  Tremujori i parë i këtij viti ishte më i keqi i regjistruar në këtë drejtim që nga viti 2005. Shkaku kryesor i rënies së remitancave mendohet se është ashpërsimi i krizës në Greqi. Të dhëna jo të drejtpërdrejta dëshmojnë se është në rritje numri i emigrantëve që kthehen përgjithnjë në atdhe nga Greqia, pasi nuk arrijnë më të gjejnë punë.Bankae Shqipërisë thotë se të ardhurat nga emigrantët varen veçanërisht nga situata e punësimit në Greqi, Itali dhe vende të tjera evropiane. Dhe rënia prej vetëm 6,7% tregon se emigrantët kanë parapëlqyer të kursejnë në drejtime të tjera dhe jo në shumat e parave që u dërgojnë familjeve në atdhe. Ekspertët bankarë vërejnë se dërgesat nga emigrantët përbëjnë komponentin më të rëndësishëm në të ardhurat mujore të familjes në zonën rurale, pasi përfaqësojnë rreth 40% të saj. Në pjesën më të madhe të tyre remitancat janë përdorur kryesisht për të plotësuar nevojat bazë të familjeve përfituese. Megjithatë kjo strukturë ka ndryshuar dhe ato tashmë përdoren për investime dhe kryesisht për të ndërtuar shtëpi të reja banimi, biznese etj, të cilat janë në  vend numëro në vitin 2013.

    Greqia dhe ardhja e emigrantëve

    Partia Socialiste ka qenë ajo që nguli këmbë më shumë dhe luftoi për votimin e emigrantëve në Greqi. Duke pasur parasysh se në Greqi ndodhen shumë emigrantë nga krahinat jugore të vendit dhe që janë lënë në harresë nga dy qeverisjet e fundit katërvjeçare të Berishës, Rama gjatë dy viteve të fundit ngriti strukturat e saj të partisë në të gjithë gjeografinë greke ku ka emigrantë shqiptarë. Shumë deputetë të PS gjatë dy viteve e bënë rrugën Shqipëri Greqi, si një rrugë të një krahine shqiptare aq të domosdoshme për zgjedhjet 2013.  Strukturat e PS në Greqi kanë punuar në mënyrë sistematike gjatë dy viteve dhe e përfunduam me sukses të gjithë angazhimin dy vjeçar me dërgimin e dhjetëra autobusëve me simpatizantë për votime. Kryesisht pjesa më e madhe e emigrantëve simpatizantë të PS ishin nga Përmeti, Tepelena, Gjirokastra, Vlora, Saranda, Fieri, Korça,  Librazhdi dhe deri në Tiranë. Punën e saj me emigrantët PS e bazoi në qytete e mëdha ku janë dhe pjesa dërrmuese e emigrantëve. Qytetet si Athina, Patra, Selaniku, Janina, Patra, Veria, u bënë objekt i punës së saj.Pokështu dhe LSI. Puna e saj ecte përkrah asaj të rivales së madhe të majtë PS. Madje mund të themi se LSI e përqendroi më shumë punën  e saj në ishujt e mëdhenj të Greqisë, Kreta, Rodosi, Salamina aty ku strukturat e PS ishin më të dobëta.  Për këto dy parti emigrantët e Greqisë ishin mbështetja më e madhe në këto 23 vjet demokraci, me një pjesëmarrje të konsiderueshme në zgjedhje. PD-ja pas zgjedhjeve të 2005, nuk shkeli më kurrë në Greqi, strukturat e saj në Athinë, Selanik dhe Janinë u shkërmoqën si kështjella rëre.

    Pas Greqisë destinacioni i dytë i partive të mëdha ishte Italia

    Në Itali jetojnë dhe punojnë dhe jetojnë 324 mijë emigrantë shqiptarë.  Edhe pse këmbënguli më shumë në Itali edhe pse premtoi shumë bileta për votime, PD-ja sërishmi u kujtua shumë vonë për emigrantët në fqinjin tonë perëndimor, kur PS kishte mbi tre vjet që kishte ngritur struktura të rregullta. Vetë Rama për mëse 7 muaj mori pjesë në disa takime në Romë, Milano, Torino,Trieste, me emigrantë shqiptarë. Madje ai kaloi deri në Angli, Gjermani, Austri, Belgjikë. Kjo frymë bashkëpunimi nuk ishte e tillë tek Berisha që ndoshta për shumë arsye mendonte se emigrantët nuk do të vinin të votonin. LSI po ashtu mbetet partia e dytë pas PS, që është munduar ti mbajë lidhjet të vazhdueshme me emigrantët në Itali. Emigrantët e Italisë kryesisht erdhën me tragete, avionë dhe mendohet që numri i tyre nuk i kaloi 20 mijë vetët.

    Një ngjarje e rëndë, humb jetën emigranti

    Dje u regjistrua ngjarja më e rëndë e kësaj dite zgjedhjesh, ku një person ka mbetur i vdekur në Laç, pranë një qendre votimi dhe dy të tjerë janë plagosur. Policia e Lezhës njoftoi se 53-vjeçari Gjon Gjoni, përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbetur i vrarë jashtë qendrës së votimit në shkollën “At’ Shtjefën Gjeçovi”, nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa Mëhill Fufi, kandidat i Partisë Demokratike ka mbetur i plagosur. Po ashtu është lënduar edhe një tjetër person, i afërt me kandidatin e PD-së..Gjon Gjoni, banues në Laç, emigrant, simpatizant i LSI-së, humbi dje jetën ku kishte ardhur për votime dhe të nesërmen (sot) do të kthehej sërishmi në emigracion. Ai erdhi për të dhënë votën e tij, për një jetë më të mirë në atdheun e tij.

    Realiteti

    Në këto zgjedhje mendohet të kenë ardhur për votime rreth 90 mijë emigrantë, ku pjesa dërrmuese ishin nga Greqia dhe Italia. Këto zgjedhje shënuan pjesëmarrjen më të madhe të emigrantëve në 23 vjet demokraci. Në biseda me ta shumë emigrantë janë shprehur se udhëtimi i tyre është mundësuar kryesisht nga forcat politike, të cilat vunë linja autobusi dhe tragetesh në funksion të tyre, por që patën peripeci në Kakavijë dhe Kapshticë. Ky bllokim erdhi si rezultat i neglizhencës së shtetit shqiptar dhe mungesës së  bashkëpunimit mes palës greke dhe asaj shqiptare për shtimin e sporteleve të dyanshme. Pavarësisht se udhëtimi ka qenë i organizuar nga partitë politike, të cilat kanë paguar edhe biletën e autobusit, organizimi i këtij udhëtimi nuk ka qenë I suksesshëm, ndaj shumica e tyre  shprehen se është hera e fundit që vijmë për votime”. Por në fund të fundit duhet thënë se vota e tyre në këto zgjedhje ka qenë vendimtare.