Emigrantët e ardhur gjatë 2012 duhet të njohin gjuhën dhe kulturën italiane

    497
    Sigal

    ITALI/ Lejeqëndrimi me pikë. Nisin verifikimet për marrëveshjen e integrimit

     Leje qëndrimi me kusht, njohja e gjuhës dhe kulturës italiane

     Pas dy vjetësh nga hyrja në Itali, emigrantët e ardhur gjatë vitit 2012 duhet të tregojnë se kanë respektuar angazhimet e marra dhe se njohin gjuhën dhe kulturën italiane. Testet në Sportelet Unike të imigracionit

    – Ke mësuar italishten? Njeh mjaftueshëm Italinë? I çon fëmijët në shkollë? Ke pasur ndonjë problem me drejtësinë? Mos je dënuar gjë me heqje lirie apo je gjobitur? Për mijëra të huajt të ardhur në Itali nga 10 marsi 2012 e këtej, po afrohet çasti i verifikimit.

    Kanë kaluar dy vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së integrimit dhe tani duhet të tregojnë se kanë mbajtur angazhimet e marra në çastin e vënies së firmës. Dhe vetëm kush mbledhë një numër të caktuar pikësh mund të qëndrojë në Itali.

    Të huajve “u janë dhuruar” 16 pikë në fillim, që mund të jenë shtuar apo pakësuar në bazë të sjelljes dhe të njohurive të mbledhura. Nëse pas dy vjetësh, pikët janë të paktën 30 pikë, marrëveshja konsiderohet e respektuar dhe e mbyllur. Kush ka nga 1 deri në 29 pikëkonsiderohet “i mbetur në klasë” dhe i jepet një vit tjetër për përmbushjen e marrëveshjes dhe nëse nuk ka asnjë pikë të huajit i jepet dekreti i dëbimit.

    Sportelet Unike për imigracionin do t’u kërkojnë të interesuarve të paraqesin dokumentacionin që provon përparimet e bëra deri tani, si për shembull dëshmi të ndjekjes së një kursi të gjuhës dhe edukatës qytetare, kontratën e qirasë apo të blerjes së shtëpisë, që rrisin thesarin e pikëve. Ndërkaq Sporteli unik nuk do të detyrojë të huajin të mbledhë dokumente që tregojnë se ka bërë shkelje që i ulin numrin e pikëve: do të verifikojë vetë përmes kartotekës së gjykatës, komunave, agjencisë së Tatim-taksave nëse të huajit i duhet hequr ndonjë.

    Kush nuk ka dokumente lidhur me njohjen e gjuhës dhe të kulturës qytetare mund t’i kërkojë sportelit unik për imigracionin një takim për mbajtjen e testit.

    Kërkesa paraqitet në internet përmes faqes http://açordointegrazione.dlci.interno.it/, duke shkuar në butonin “Richiesta prenotazione” e duke u futur me kodet që i janë dhënë të huajit në çastin e nënshkrimit të marrëveshjes.

    Sipas llogarive të Ministrisë së Brendshme, vetëm 26 mijë të huaj do të verifikohen gjatë gjithë vitit 2014. Relativisht pak. Dhe në këtë aspekt, luan rol të rëndësishëm fakti që hyrjet për punë kanë rënë ndjeshëm vitet e fundit, dhe që kush ka ardhur për bashkim familjar, edhe po të mbetet pa pikë, është i padëbueshëm ndaj edhe për të nuk verifikohet përmbushja  marrëveshjes së integrimit.

    Elvio Pasca

    GREQI/ Shtyhet afati i lejeve të qëndrimit POR!!!

    -Shtyrje e lejes së qëndrimit të shtetasve të  vendeve të treta 

    -Lejet e qëndrimit shtyhen deri në 5 muaj nga data e skadimit

    -Të drejtat e largimit dhe rikthimi në territorin grek

    Kërkesat për rinovim duhen dorëzuar pas datës 1 prill 2014

     

    Me një qarkore ekspres sekretari i Përgjithshëm  i ministrisë së Brendshme, Angjelos Sirigos,  sqaron & përcakton kushtet e caktuara për çdo  rast. Përsa i përket largimit dhe rikthimit në  Greqi, në rast se emigranti vendos diçka të tillë,  duhet të kujdeset më parë të dorëzojë kërkesën  për rinovim. Kjo, për shkak se shtyrja e afatit të  lejes së qëndrimit për këto kategori është automatike dhe nuk ka (akoma) vendim të Ministrisë së Rendit për pikat kufitare. Së fundi, në  rast se qarkullimi jashtë Greqisë këtë periudhë nuk është i domosdoshëm, procedura e rinovimit shtyhet 5 muaj, periudhë gjatë së cilës nuk  kërkohen ditë pune të siguruara dhe natyrisht,  nuk vendosen gjobat e zakonshme

    Lexoni në vijim qarkoren e plotë:

     Qarkore nr. 2

     Shtyrje e lejes së qëndrimit të shtetasve të  vendeve të treta  Në vijim të qarkores së ministrisë së Brendshme 1/2014 dhe të dokumentit me nr. Protokolli 2878/2014 dhe në përgjigje të pyetjeve drejtuar seksionit përkatës, bëhet e ditur se:

     A)Përfituesit

     Siç ju kemi informuar, ministria e Brendshme ka  paraqitur në Parlament amendamentin ligjor me  dispozitat përkatëse për shtyrjen e lejes së qëndrimit të shtetasve të vendit të tretë, lëshuar nga  Drejtoritë e Emigracionit dhe të Huajve të Shërbimeve të Decentralizimit, që skadojnë në periudhën 1 janar 2014-30 prill 2014.

    Këto leje qëndrimi shtyhen deri në 5 muaj nga data e skadimit, pa gjobë. Kërkojmë kujdesin

    tuaj në këtë drejtim: data e vlefshmërisë dhe data e skadimit të shtyrjes së mësipërme nuk është e njëjtë për të gjitha kategoritë: për shembull leje qëndrimi që skadon më 31 janar 2014 shtyhet deri më 30 qershor 2014, ndërsa leje e qëndrimit që skadon më 30 prill 2014, shtyhet deri më 30 shtator 2014.

     B)Kërkesa për rinovim

     Kërkesa për rinovim e këtyre lejeve të qëndrimit dorëzohet detyrimisht dy muaj para skadimit, duke shtuar dhe periudhën e shtyrjes, p.sh. nëse leja e qëndrimit skadon më 31 janar 2014, kërkesa për rinovim duhet dorëzuar pas datës 1 prill 2014. Theksojmë se edhe në kategorinë e lejeve të qëndrimit që shtyhen, ofrohet mundësia e kërkesës për rinovim deri dhe një muaj nga skadimi i shtyrjes. Në këtë rast vendoset gjoba e parashikuar nga dispozitat e nenit 12 ligji 3386/2005 .

     C) Përjashtime

    Shtyrja e afatit të lejes së qëndrimit dhe dorëzimi i kërkesës për rinovim deri në dy muaj para

    skadimit të afatit vlen për të gjitha zonat e shtetit grek. Gjithsesi, duke marrë parasysh se këto dispozita ofrojnë mundësinë tek çdo Sekretar i Përgjithshëm i Administratës së Decentralizuar të marrë vendim sipas territorit në kompetencë, mund në disa zona të pranohen kërkesa për rinovim gjatë gjithë periudhës së shtyrjes së lejes së qëndrimit. Vetëkuptohet që dorëzimi i kërkesës për rinovim është në varësi të dëshirës së shtetasit të vendit të tretë.

     Si rrjedhim, sa referohen në paragrafin B e drejtpërdrejt, për të cilat është lëshuar vendim përkatës

     Këto shërbime do të pajisen me kërkesa për rinovim të lejeve të mësipërme gjatë gjithë periudhës së shtyrjes, vetëm nëse vërtetohet arsye serioze.

    Si tregues, jo të detyrueshëm, referohen si arsye serioze nevojshmëria e një udhëtimi, blerja e biletës, sëmundje e familjarëve, kurimi, kërkesë pune në vend tjetër anëtar të BE-së (në rastet e kërkesës për leje afatgjatë), studime jashtë vendit, ERASMUS, pjesëmarrje në programe të Sekretarisë së Përgjithshme të Brezit të Ri etj. Arsye serioze, në çdo rast, konsiderohet rinovimi i lejes së qëndrimit të lëshuar nga ministria e Brendshme, vlefshmëria e të cilave nuk shtyhet, siç dihet, e rinovimi kryhet nga Shërbimet e të Huajve dhe Emigrantëve: anëtarë të familjes së grekut, prindër të shtetasit grek të mitur, të rritur  me arsim grek fillor e të mesëm.

     Ç) Të drejta

     Deri në votimin e dispozitave përkatëse dhe gjatë periudhës së shtyrjes, shërbimet mund të

    kryejnë transaksione me shtetasit e vendeve të treta që përfshihen në kuadrin e reformave të mësipërme, si dhe të kryejnë veprime në pritje, pavarësisht skadimit të lejes së qëndrimit.

    Gjatë periudhës që përmendet më sipër, qytetarët e vendeve të treta gëzojnë të drejtat e plota të lejes së qëndrimit që disponojnë. Disa shembuj janë e drejta e punës, e nënshkrimit të kontratës së punës, regjistrim në ent sigurues, kërkesë për AFM, studime, kurim në spitale, asistencë papunësie në OAED, regjistrim në OAED e të gjitha të tjerat e tjera. Gjithashtu, është e vetëkuptueshme se vazhdojnë siguracionin dhe detyrimet tatimore.

     D. Largimi dhe Rikthimi në territorin grek

    Duke marrë parasysh se shtyrja është automatike dhe nuk kërkohet asnjë akt certifikimi, për

    sigurinë e shtetasit të vendit të tretë nuk lejohet dalja dhe rikthimi në territorin grek, gjatë kësaj periudhe. Në rastet kur shfaqet e nevojshme, siç jemi referuar, do të dorëzohet menjëherë kërkesa për rinovim e lejes së qëndrimit. Në çdo rast, nëse shfaqet e nevojshme, do të publikohet vendim përkatës i ministrisë së Rendit Publik dhe Mbrojtjes së Qytetarit, ku do të vendosen dhe kushtet përkatëse.  Gjatë kësaj periudhe nuk lëshohen vendime kthimi, vetëm në rast se skadon leja e qëndrimit.

    DH. Afati i vlefshmërisë së Lejes së Qëndrimit

     Data e vlefshmërisë së lejeve të qëndrimit që dorëzohen në Shërbimet e të Huajve dhe Emigrantëve të Administratës së Decentralizuar të vendit të cilat me vendim PËRJASHTOHEN nga Sekretari i Përgjithshëm ose është dorëzuar kërkesë rinovimi për arsye serioze, do të jetë data e dorëzimit të kërkesës për rinovim. Periudha e ndërmjetshme konsiderohet qëndrim i ligjshëm. Në të gjitha rastet e tjera, data e skadimit të lejes së qëndrimit është data e formuar pas shtyrjes së afatit.

     E. Përllogaritje e detyrimeve ndaj enteve siguruese

     Për periudhën e vlefshmërisë së shtyrjes së lejes së qëndrimit nuk do të kërkohen ditë ekstra të siguruara. Ditë pune me siguracion që do të kryhen gjatë periudhës së shtyrjes do të llogariten pozitivisht për periudhën e vlefshmërisë së zakonshme të lejes së qëndrimit.

    Ë. Çështje speciale

     Ë1. Në të gjitha rastet kur kërkesa për rinovim e lejeve të qëndrimit që skadojnë pas datës 1 janar 2014 është dorëzuar në shërbimet përkatëse, do të shqyrtohen dhe jepen normalisht, me datë fillimi vlefshmërie ditën tjetër pas skadimit normal (pa shtyrje) të lejes së qëndrimit.

     Ë2.Nëse kërkesat janë shqyrtuar dhe kanë dalë

     Këto leje qëndrimi, do të jepen normalisht tek poseduesit e lejes së qëndrimit. Ë3. Nëse në shërbimet përkatëse për të Huajt dhe Emigrantët janë në pritje kërkesa për rinovim të lejes së qëndrimit me afat skadimi pas datës 1 janar 2014, të dorëzuar brenda një muaj nga data e skadimit, NUK do të vendosen gjobat e parashikuara.

     Në të gjitha rastet që janë vendosur gjobat përkatëse dhe janë lëshuar lejet e qëndrimit, nuk do të kryhet asnjë veprim i mëtejshëm.

     Sekretari i Përgjithshëm

     Angjelos  Sirigos