Emigracioni, Trump firmos buxhetin

    540
    Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi dje se ka nënshkruar projekt-ligjin e Kongresin që parashikon 1.3 trilionë dollarë shpenzime, duke financuar qeverinë deri më 30 shtator dhe duke shmangur një orë mbyllje të qeverisë. Nënshkrimi erdhi disa orë pasi Trump kishte kërcënuar të vendoste veton ndaj projekt-ligjit, duke fajësuar demokratët. Në një mesazh më herët gjatë ditës, presidenti shkruante se projekt-ligji nuk ofronte mbrojtje për imigrantët e rinj pa dokumente, të cilët kanë mbërritur në SHBA kur kanë qenë fëmijë dhe se nuk financon plotësisht murin kufitar me Meksikën. Ligji i ri i buxhetit parashikon rritje të mëdha të shpenzimeve ushtarake dhe atyre jo-ushatarake. Ai i jep fund përpjekjeve të gjata të Kongresit që nga vjeshta e kaluar për të financuar agjencitë federale dhe u lejon ligjvënësve të përqendrohet në zgjedhjet e Kongresit që mbahen në muajin nëntor. 
    Sigal