EMIGRACIONI SHQIPTAR

    564
    Italia kërkon të punësojë 18 mijë punonjës sezonalë 

    Punëdhënësit mund të kërkojnë autorizimet për të sjellë në Itali e për të punësuar 18 mijë punonjësit sezonalë jokomunitarë, mes të cilëve edhe nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia.

    Hyrjet autorizohen nga dekreti i flukseve 2018 dhe, nga përvoja e viteve të fundit, duhet të jenë të mjaftueshme për të kënaqur nevojat e ndërmarrjeve italiane në sektorët e bujqësisë dhe të turizmit. Këto ndërmarrje mund të paraqesin kërkesat e tyre deri në fund të vitit.

    Gjithçka bëhet online përmes sitit të ministrisë së Brendshme, njësoj si vitet e fundit, personalisht apo me ndihmën e shoqatave të kategorisë. Për punëdhënësit që kanë vendosur të ulen vetë para kompjuterit për aplikim, risjellim një udhëzues i ilustruar me të gjitha hapat e procedurës:

    1) Lidhuni me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Nëse jeni i regjistruar shkoni në pikën 4, përndryshe regjistrohuni:
    2) Mbushni formularin e regjistrimit me të dhënat tuaja, futni 5 germat e kontrollit dhe shtypni “Invia”:
    3) Sistemi do t’ju nisë në e-mail-in tuaj një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin:
    4) Pasi jeni regjistruar, lidhuni me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it, shkruani e-mail-in dhe fjalëkalimin tuaj dhe shtypni “invia”:
    5) Pasi hyni në sistem, shtypni lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”:
    6) Kërkoni “Decreto flussi stagionali 2018” dhe shtypni mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale – Modulo C”:
    7) Kjo është faqja e parë e formularit. Shtypni mbi “Avanti” për të nisur përpilimin:
    8) Para të gjithave futen të dhënat e ndërmarrjes dhe të dhënat e punëdhënësit/përfaqësuesit ligjor që do të punësojë të huajin:
    9) Dhe të dhënat e punonjësit, përfshirë informacionet se ku do të kërkojë vizën e ku, në rast nevoje, dëshiron të marrë ndonjë lajmërim të mundshëm;
    10) Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim shumë vjetor (vetëm për punonjës që kanë hyrë në Itali të paktën një herë në pesë vjetët e fundit) ose jo shumë vjetor (të gjithë të tjerët) dhe nëse keni punësuar edhe më parë atë punonjës gjatë pesë vjetëve të fundit apo nëse ai ka qenë thirrur nga një tjetër punëdhënës tjetër gjatë pesë vjetëve të fundit:
    11) Përpiloni propozimin e kontratës me periudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit:
    12) Shkruani vendin e punës…
    13) … dhe ku do të strehohet punonjësi:
    14) Duhet të angazhoheni që do të paguani për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi, do respektoni ligjin mbi imigracionin dhe që do të komunikoni çdo ndryshim të marrëdhënies së punës:
    15) Futni informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes (do të nevojitet për të vlerësuar nëse ndërmarrja është apo jo në gjendje të punësojë të huajin):
    16) Futni të dhënat e një pullë-takse telematike prej 16,00 euro të blerë për paraqitjen e kërkesës, konfirmoni vërtetësinë e asaj çka keni deklaruar dhe shtypni butonin “invia” për të nisur kërkesën:
    17) Këtej e tutje mund të ndiqni në ç’pikë është praktika përmes nullaostalavoro.dlci.interno.it. Do të mjaftojë të futni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, të zgjidhni “Sportello Unico Immigrazione” e më pas “Domande”:

    Bursa në Angli/ Ndiqni studimet e larta në Drejtësi!
    Kjo është një bursë për studentët ndërkombëtarë që dëshirojnë të ndjekin arsimin e mëtejshëm në fushën e së drejtës. Kjo bursë është e hapur për aplikim në fillim të shtatorit. Ku? King’s College London, Angli
    Kombësia: Aplikantë ndërkombëtarë
    Dega: Shkollë e lartë në Drejtësi
    Bursa: Ofron suport financiar deri në £5,000 në vit për periudhën që zgjat programi i studimit. Aplikantëve që fitojnë bursë dol ju ofrohet akomodim për vitin e parë, gjithashtu.
    Kriteret:
    E hapur për aplikantët që aplikojnë përmes UCAS për programin e shkollës së lartë në Drejtësi, në Kolegjin King’s për të filluar në Shtatorin e vitit 2018.
    Studentë ndërkombëtarë
    Afati i aplikimit: 1 Mars 2018

    Bursë e plotë për studimet Master në Itali
    Afati i aplikimit: 31 Maj 2018
    Kush mund të aplikojë: studentë ndërkombëtarë
    Bursa: mbulon 100% të tarifës, ekuivalente me 14,000 Euro
    Përshkrimi
    Shkolla e Biznesit LUISS ka hapur aplikimet për bursa për Master në Menaxhimin e Riskut dhe Sigurimit. Studentët ndërkombëtarë kanë të drejtë të aplikojnë për këtë program bursash. Kjo bursë financohet nga MAG-JLT Group për një grup të përzgjedhur të kandidatëve aplikantë.
    Shkolla e Biznesit LUISS zhvillon dhe promovon studime në fusha të ndryshme, duke ruajtur një fokus të veçantë në Strategjinë dhe Ristrukturimin e Korporatave, Qeverisjen e Korporatave dhe Matjen e Performancës; Inovacionin dhe Dizajnin Organizativ.
    Studimi shtrihet në proceset e biznesit dhe mjediset e korporatave dhe mbulon fusha të reja si Etika, Përgjegjësia Sociale dhe Qëndrueshmëria. Aktivitetet eksperimentale dhe zhvillimi i lidershipit personal paraqesin një urë midis nevojave të organizatave publike dhe private dhe botës akademike.
    Kriteret
    Për të aplikuar për këtë bursë, ju duhet të plotësoni kriteret e mëposhtme
    Të keni përfunduar studimet e lartë në çdo disiplinë;
    Të plotësoni testin e pranimit LUISS;
    Aplikantët duhet të pranohen në Masterin në Menaxhimin e Riskut dhe Sigurimit, më pas ata duhet të aplikojnë për bursë
    Sigal