Emergjenca e “pastrimit” të “çerdhes” korruptive, që ish-drejtori Shehu krijoi e ka lënë prapa në kupolën e AKU-së

611
Shkarkimi i merituar, por shumë i vonuar, madje emërimi i gabuar 8 muaj më parë i drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të Shqipërisë, avokatit të Aldo Bares, ish-përfaqësuesit çam në këtë “majë kolltuku” Isuf Shehu, përbën një “tregues’ reagimi përshëndetës e shpresë-dhënës të dhënë për konsumatorin dhe biznesin ushqimor shqiptar prej kryeministrit Edi Rama, si mundësi për të shpëtuar prej nxitjes, mbrojtjes, lejimit dhe ushtrimit të krimit ekstrem e masiv ushqimor edhe me bizneset e tyre ushqimore të disa zyrtarëve të AKU. 

Veprimtaria korruptive e kupolës së AKU e cila u “injektua” me joshje postesh, me lejim për përfitime e madje në disa raste edhe me presion për largime nga puna, përfshiu tregjet, importet dhe prodhimin shqiptar. Kjo ndodhi, për shkak të veprimtarisë korruptive e madje banditeske të kryer pa asnjë frenim, prej një “çete” të katapultuar në krye të AKU të Shqipërisë, të Tiranës dhe të AKU-ve në disa qarqe të vendit, fijet e të cilave si ato të balonave ishin të mbledhur në duart e drejtorit të përzënë nga posti. Mendojmë, se duhet bërë një kujtesë për kryeministrin shqiptar, që të “instruktojë” juristin tjetër me “Master Maqedonie” që është caktuar të ulet në kolltukun e kreut të AKU, për të nisur shkatërrimin e “bandës” së “qelbur” në kurrupsion, nepotizëm e :shoqëri” që ka marrë peng AKU në qendër e në disa qarqe të vendit dhe të kryej urgjent “pastrimin” këtij institucioni prej tyre! Pse? 

Sepse me largimin e Isuf Shehut nga kupola drejtuese e AKU të Shqipërisë, pa diskutim është hedhur hapi i parë i “pastrimit” të AKU, sipas asaj fjalës së urtë “Peshku qelbet nga koka”. Tashmë është momenti të bëhet “pastrimi” i AKU nga zyrtarët e “skaduar” ligjërisht, moralisht e profesionalisht, pra nga pjesa e administratës “Shehu” që është zhytur brenda krimit ushqimor të mishit kancerogjen, të fidanëve që prodhojnë vetëm gjethe, të vajit që prodhohet nga bërsitë e kafshëve, të bulmetrave që trashen, ngurtësohen e ëmbëlsohen me kimikate, të sallamrave që bëhen me mbetje mishrash edhe qeni e kafshësh të ngordhura që parfumohen me erëza, të miellrave që janë tagji e kafshës e përdoren për bukë masive, për biskota e torta dasmash, për ujin e ambalazhuar që tregtohet e etiketohet prej AKU me emra bjeshkësh e malesh të jugut, por që mbushet nëpër kanalet e Paskuqanit, me sallamrat e bulmetrat që nuk shiten dhe qelben e rifuten përsëri në prodhim dhe AKU i pajis me etiketa e certifikata sigurie për herë ët dytë, të tretë e të 20-të kundrejt “qeseve” që merreshin në emër të Isufit e dorëzoheshin në tavolinën e tij (siç deklaruan dje disa vartës të tij të afërt)! Dhe kjo ndodhte, kur në krye të tyre u emërua Isuf Shehu, një drejtues që si profesion ka mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por që në 8 muaj të (ç)drejtimit të AKU-së shkeli edhe të drejtën më minimale e më elementare të njeriut, për të pasur ushqim të sigurt. Me vetëdijen dhe skemën e një drejtuesi që shkoi jo si shërbëtor i qytetarëve, por si shërbestar i “agallarëve” politikë të PDIU, ish-drejtori Shehu e ktheu AKU, në QTU, duke u bërë bashkëpunues me falsifikatorët e cilësisë e të sigurisë së produkteve ushqimore, krim i cili niste me etiketat fiktive që miratoheshin për prodhime abuzive, me rifreskim datash skadence fallco të prodhimeve në treg, duke lejuar importe ushqimore, tregje e prodhim vendës me përmbajtje “krimin ushqimor”. Nëse “gjenerali” i hoq, brenda e madje edhe në krye të sektorëve ët AKU në qendër, në Tiranë dhe në AKU-të e disa qarqeve të vendit janë ende aty nga Tirana, Vlora, Kukësi, Dibra, Korça e Shkodra duke qëndruar e “punuar’ në ato “fronte” ku i ka gjetur, ku i “graduar” e “rigraduar” ish-drejtori Shehu, të mirënjohur si “xhebrahil” ryshfetesh, presionesh, gjobash hakmarrëse, bllokimesh për të zhvilluar bizneset e tyre, aq sa bizneseve mjafton t’u përmendësh inicialet I.H, A.V, B.O, R.E, H.Sh, S.S, L.Z e shumë të tjerë, të cilëve pa asnjë tërheqje do t’u zbardhim të plotë “CV” e veprimtarisë së tyre në shërbimin e (pa)sigurisë ushqimore.
(Vijon) 
Sigal