Elsa Xhai:Si shkrova librin e parë “Të flasim bukur dhe me kulturë në RTV”

714
Sigal

Elsa Xhai: Si transmetova me Agron Çobanin për 19 orë ardhjen në Shqipëri të Papa Gjon Palit  të II

Një zë i veçantë. Një zë magjik. Një zë që i mbërthente pas aparatit të gjithë dëgjuesit e Radio -Tirana.

Ka mbaruar Fakultetin e Histori-Filologjisë, Dega Gjuhë-Letërsi dhe zotëron katër gjuhë të huaja, mes të cilës dhe persishten. Ajo ndoqi me shumë respekt gjurmët e zërave të mëdhenj të radios që nga Vera Zheji, Meropi Matlia, Bejleri, Lutos etj.. Një zë që ka jehuar për 36 vjet në valët e Radio -Tiranës duke e bërë të dashur dhe miqësor për miliona shqiptarë. Fjala shqip e tingëlluar korrekt dhe bukur ka rritur vlerat e gjuhës shqipe. Emisioni “Mikrofoni midis jush” drejtuar nga ajo për 10 vjet rresht ka qenë më i ndjekuri. Në vitin 1990 falë erës pluraliste që frynte në portat e Shqipërisë, ajo ideon dhe realizon për herë të parë komunikimin direkt me dëgjuesin në transmetimin e mëngjesit, emision që e vazhdoi për 8 vjet radhazi. Në kanalin e parë të Radio Tiranës programon emisionin “Një shoqëri për të gjithë” i cili në qendër të tij kishte njerëzit me aftësi të kufizuar. Kjo rubrikë u transmetua për 10 vjet rresht. Në vitin 2001 ajo realizon emisionin “Gruaja shqiptare në karrierë” në kanalin e parë, ndërkohë që nga viti 2000 punon si koordinatore e tre kanaleve. Përpiqet të punojë dhe të kualifikojë gazetarët e rinj, të cilët sot shprehin konsideratat më të larta. Organizon sondazhe për dëgjimin e radio Tiranës në gjithë vendin, deri tek shqiptarët jashtë atdheut, grumbullon vërejtjet dhe jep mendimet për organizim dhe çelje rubrikash të reja duke ndikuar kështu në dëgjueshmërinë e këtij stacioni. Me zërin e saj brilant janë realizuar qindra reklama dhe spote publicitare. Ajo ka regjistruar me qindra dokumentarë dhe emisione nga më të shikuarit e të dëgjuarit. Veçanërisht emisionet e saj për bashkatdhetarët nga Amerika, Greqia, Italia dhe e gjithë Europa, kanë qenë ndër më emocionuesit.

Fillimet në median fonike

-Ka qenë në vitin e dytë të shkollës së mesme në Korçë “Raqi Qirinxhi” kur u ndodh para mikrofonit të qendrës së zërit të kësaj  shkolle si fituese e konkursit letrar  me një poezi dhe esse, të cilat i paraqiti siç i kërkonin, në gjuhën shqipe, ruse dhe angleze. Bashkëmoshatarët e saj dhe mësuesit e falënderuan dhe pas dhjetë ditësh u ndodh në një konkurs rinor në mikrofonin e Radio –Korçës. I thanë se përveç emisionit të rinisë, ti çupë do të vish çdo të diel në mikrofon të japësh lajmet, dhe të hartosh dhe t’i flasësh programet muzikore të radios. Filloi të shtypte gjithçka me makinë shkrimi “Olivetëti”, sepse atëherë nuk kishte kompjuter. Pas disa muajsh viziton Radio- Korçën, drejtori i Përgjithshëm z. Thanas Nano. Hyri në studion e transmetimit e përshëndeti, dhe me sa pashë duke  qenë e dobët nuk ia mbushja syrin që me ato duart e holla po shtypja dhe po hartoja programin. Më tej sapo kishte filluar vitin 4-të të shkollës së mesme e përgatitej të shkoja në universitet. E njofton drejtori që pas një viti do të organizohej një konkurs i madh në Radio- Tirana për redaktor-spiker me pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria. Viti kaloi shpejt dhe ajo u ndodh në Tiranë, studente tek Shkencat e Natyrës. Ditën që mori pjesë në konkurs në ish- kameralen e Radio-Tiranës, e shoqëruan emocione pa kufi, përpara kisha zonjën Vera Zheji, Ruzhdi Pulahën, Nasi Lerën, Agron Çobanin e plot gazetarë e shkrimtarë që punonin aty. Pas leximit e pyetjeve të pafund dëgjoi zërin kumbues të Vera Xhejit që përsëriti emrin e saj dhe i la një takim tjetër. Radio-Tirana ju duk gjigande, tepër e pastër, ku transmetoheshin përveç shqipes edhe emisione në 22 gjuhë të huaja, emision për bashkatdhetarët tanë ishte i përditshëm. Ndërkohë, kur del jashtë mjedisit të radios sheh grumbuj njerëzish pa fund që kishin në duar valixhe të ardhur nga të gjithë rrethet, për të marrë pjesë në konkurs, nga i cili do të pranoheshin vetëm dy persona, një në radio e një në televizion.

 

Libri i parë shqiptar në fushën  e medias

-Ky libër mban për autor emrin e saj. Libri titullohet  “Të flasim bukur dhe me kulturë në RTV” u botua në vitin 1984 nga Drejtoria e Përgjithshme me drejtor z. Marash Hajati. Iniciativa ishte e kolegut Ahmet Balliu, me vajzën Albanën që tashmë punon në Danimarkë. Hapi edhe transmetimin e parë direkt të R-Tiranës me dëgjuesit e mëngjesit në vitin 1990. Janë theksuar në libër tiparet e Gazetarit e redaktorit radiofonik:

a) Një përgatitje e  përgjithshme  shumë e mirë universitare.

b)-Një mendësi shumë e zhdërvjellët, radioja është një mjet i ri, në ndryshim të përhershëm, është e rëndësishme të eksperimentosh produkte dhe gjuhë të re.

c)- Një aftësi e veçantë për të punuar në kohë tepër të kufizuar

d)të komunikosh e të punosh  me lehtësi në grup.

e) Asnjëherë të mos hamendësosh kush thotë dhe ku qëndron vështirësia? Hap një mikrofon dhe fol, jo vetëm nuk është e aftë, por edhe nuk do të mësojë  kurrë.

k)- Pak shpirt sakrifice përsa i përket orarit (puna nis herët në mëngjes).

g)- Një këshillë që ka të bëjë me synimet që do të arrish. Kush klikon (të bëhet shumë i famshëm. (i llojit “Gjithë njerëzit më njohin kur kaloj rrugës) është mirë të rrahë rrugë të tjera (jo radion). Janë shumë të rralla rastet kur fillon punën  në radio e mbetesh aty të bëhesh personazh i famshëm. Por në të gjitha rastet e tjera mbetet kënaqësia  e të paturit dëgjues besnikë që, më shumë se  emrin  do të kujtojnë zërin.

Realizime të suksesshme

-Pas vitit ‘90 ka realizuar një cikël emisionesh për njerëzit me aftësi të kufizuar (1993-2003) titulluar “Një shoqëri për të gjithë” Vitin e parë e realizoi me tre gazetarë, ajo, Antoneta Malja dhe Adi Murraj, pas një viti e vazhdoi e vetme ciklin e emisioneve deri në vitin e dhjetë dhe pas këtyre emisioneve për njerëzit më nuk u realizuan. Punën e saj e ndan në dy periudha, para ‘90-s dhe mbas ‘90-s. Para ‘90-s së bashku me kolegët: Kiço Fotjadhi, Meropi Mathia,Viron Noti, Lili Kosta, Haki Bejleri etj., kanë qëndruar të mbyllur në studiot e transmetimit edhe 12 orë, ditë festash e ditë zie kombëtare. Në studiot e regjistrimit e të montazhit edhe ditët e pushimit në mëngjes herët, orët e vona, por edhe duke qenë  non- stop 24 orë. Kanë derdhur lot, por edhe kanë qeshur me zor. Kanë lënë fëmijë të sëmurë në shtëpi dhe kanë folur pa fund për suksese të vërteta e jo të vërteta  këto të përgatitura nga persona të redaksive të tjerë e të sjella enkas për transmetim. Ka folur mes kolegëve të lartpërmendur me pëshpëritje, me vështrime vëngër deri në prag lirinë e ‘90-s

Emisione të rralla

-Në ‘91-shin ka ngrënë edhe shkopat e parë të gomës me ing. Eli Vejsiu duke u bashkuar me lëvizjet e studentëve në qytetin e studentëve, ku ndodhej edhe vëllai i saj. Shqetësime e gëzime erdhi për të periudha pas viteve ‘90-të. Me Agron Çobanin ka transmetuar nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 24 ardhjen në Shqipëri të Papa Gjon Palit  të Dytë, eveniment për Shqipërinë. Agroni me elokuencën  e tij të krijonte në studion e radios emocione të forta. Papa Gjon Pali i Dytë puth tokën shqiptare. Emocione e lot ka qenë transmetimi maratonë i asaj dite e shumëpritur për çdo shqiptar. Ka qenë me fat që e para ka folur direkt me dëgjuesit e radios nga ora 5-8 e mëngjesit. Më vonë kujton debatet në studion e Kanalit  2 të Radio Tiranës me Alfonsin, Agronin, Pirron për tematika e çështje pasi audienca po shtohej sidomos jashtë vendit me emigrantët. Të paharruara ishin transmetimet e vitit 1999 me të ardhurit nga Kosova kur në kanalin e parë e të dytë non-stop bashkonin familjet e njerëzit e humbur në atë ngjarje të jashtëzakonshme. Nëna që qanin në mikrofon për fëmijët e tyre, baballarë të heshtur e të lodhur, pleq e plaka të sëmurë, fëmijë që kërkonin motrat e vëllezërit. Thirrje të pafundme nga mikrofonat e tyre që ishin kthyer me shpresën e vetme të njerëzve të humbur e të ngatërruar në vendstrehime zemrash të fisme. Pesë vitet e fundit ka qenë drejtuese e zyrës së Etikës Sondazheve e Monitorimit. Në Radio -Tirana në vitet e fundit ishte lakuar emri i saj në parlament e propozuar nga shoqëria civile si kandidate për në Këshillin drejtues të RTV. Po kështu kishte realizuar  disa sondazhe  në rrethe  për dëgjimin e Radio Tiranës. Për vetë detyrën që kishte evidente punën, kur nuk shkonte mirë. Shpesh Radio- Tirana nuk dëgjohej në zona të ndryshme, bile ndodhte që në këto zona dëgjoheshin radiot e huaja. Shpesh nuk zbatohej deklarata e qëllimit që duhej të udhëhiqte punën në Radio- Tirana (ishte pjesë e  Kushtetutës).