Elmaze Nura:Teatri jonë i dedikohet vlerave kombëtare.

596
Sigal

Flet Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës, znj.  Elmaze Nura

 Ç’do të thotë pjesëmarrja juaj në këtë Konventë Europiane Teatrore, ETC?

 Pjesëmarrja ime në këtë konventë është një dëshirë e madhe që ka pasur Teatri Kombëtar i Kosovës për të qenë pjesë e kësaj Konvente, por që në fillim duhej patjetër që të plotësonim disa kritere dhe disa kushte,  kështu që, këtë radhë ne ishim të ftuar, me ndihmën e teatrit Kombëtar të Shqipërisë për të qenë pjesë e kësaj Konvente. Kryesorja e ardhjes time këtu ishte anëtarësimi  i teatrit të Kosovës në këtë Konventë.  Pikërisht më datën 23 ne u pranuam në këtë Konventë dhe ky është një sihariq i madh për të gjithë artistët kosovarë, veçanërisht për Teatrin e Kosovës.

  Ju një teatër i ri. Cilat janë problemet kryesore të Teatrit të Kosovës sot?

 Problemi kryesor i teatrit Kombëtar të Kosovës është sepse jemi një teatër i ri, i një vendi të sapo dalë nga lufta. Pra, kemi 13 vjet liri dhe koha për teatrin për ta vënë ën binarë potencial sigurisht nuk ka ecur në vaj. Prioritete e qeverisë në këto situata nuk mund të jetë vetëm arti sepse kemi pas  prioritet të tjera si qeveri, ku midis të tjerave ka qenë ekonomia e shkatërruar.  Pra problem kryesor i qeverisë mbetej mbijetesa pas kësaj lufte të gjatë. Kështu që tani problemi i teatri i Kosovës është vrimë e zezë e Ballkanit pasi lëvizja e lirë e shtetasve të Kosovës është më e kufizuar, ndaj  tek kjo Konventë ne shohim hapësira të reja ku dhe artistët e Kosovës mund të bashkëpunojnë tashmë dhe me teatrot e tjerë jashtë atdheut. Kjo pjesëmarrje është një ogur i mirë për artin tonë, pasi ne mund të shfrytëzojmë eksperiencat e Konventës, si dhe pjesëmarrjen në festivale apo konkurse europiane.  Një nga pikat kryesore është se, teatri tashmë po i jep një impuls artit kosovar, ku unë si Drejtore e re që do të udhëheq këtë institucion prioritet e mia janë  që ky teatër të hapet drejt perëndimit, të hapet drejt vendeve  të tjera me qëllim që dhe ne të konkurrojmë me vlerat tona, me individualitetin e artit tonë nëpër vente artistike.

 Si punon teatri juaj?

Teatri jonë punon me ansamblin e Teatrit të Kosovës, por nis nuk gjen fytyrën e përshtatshme, ose personin  e përshtatshëm për një rol kryesor, ahere, bëjmë dhe kontrata me aktorë jashtë teatrit. Kjo nuk e pengon aspak rrjedhën e repertorit të teatrit, sepse,  edhe në kontratat ata do të kenë obligimet ndaj kësaj kontrate.

 Në Teatrin Kombëtar shqiptar mbizotërojnë veprat e huaja. Po në Teatrin e Kosovës?

 Në teatrin tonë  vihen pjesë të ndryshme, ku në radhë të parë i dedikohen vlerave kombëtare qoftë të regjisorëve, qoftë të dramaturgëve, por asesi që kjo të mbyllet. Një pjesë shqiptare n.q.s vihet në skenë nga një regjisor i huaj, ne na bëhet mirë, se ky regjisor njeh kulturën tonë, njeh artin tonë, ai inskenon diçka në skenën tonë dhe këtë eksperiencë e propagandon dhe në vendet e tjera. Ose nga ana tjetër ne do vendosim në skenë një vepër Shekspiriane, apo të autorëve të tjerë të huaj, është një tendencë për të qenë të hapur ndaj të gjitha formave teatrore që nga  ajo antike dhe deri tek ato eksperimentale të teatrit.