Elda Berisha: Bota e muzikës është e mbushur me thashetheme dhe konkurrencë

549
Sigal

Personazh/ Flet këngëtarja e diasporës, Elda Berisha: Djali im ma ka bërë jetën më të bukur

Një kënëgtare që për ccdo ditë e rrit komunikimin me publikun. E thjeshtë, e dashur, e lidhur me familjen, ajo kërkon gjithmonë perfeksionin në vetvete. Ajo thekson se: Fjalën pengesë nuk do ta përmendja. Për mua lindja e fëmijës ishte një hap i menduar mirë. Mu desh vetëm një riorganizim i jetës, duke i krijuar vetes mundësinë për të punuar, por edhe për të shijuar rritjen e fëmijës tim. Rosheli është gjeja më e mirë që kam bërë, ai tani është një shtysë pozitive dhe kuptimplotë, aspak pengesë. Pas lindjes së tij bëra një periudhë pushimi nga koncertet e dasmat dhe këngës ju riktheva pasi Rosheli mbushi 10 muaj”.

 –Jeni shumë aktive në rrjetet sociale, një trend i kohëve të fundit…

Instagramin ka më pak se një vit që e kam hapur, ku dhe hedh fotot e ndryshme me familje apo shoqërinë. Pastaj më së shumti, preferoj Facebook-un.

 -Një klip joshës e bën më të kërkuar një këngë?

Varet gjithmonë nga kënga besoj, nuk ka lidhje vetëm klipi. Ka shumë raste kur mund të bëhen klipe mjaft të bukur, apo joshës, po nëse kënga nuk shkon te publiku, atëherë ai mbetet thjesht një klip i bukur. Duhet të jenë gjithë komponentët të mirëmenduar që një këngë të ketë sukses.

-Ke publikuar edhe një këngë që ja ke kushtuar djalit tënd…

Po. Ishte një ide që më erdhi në mënyrë spontane, që më lindi pasi doja t’i bëja një kujtim Roshelit.

 -Tani le flasim pak për anën tënde profesionale. Të ka penguar një fëmijë i vogël në punën tënde, pasi dihet që të duhet të udhëtosh, të punosh me orare të zgjatura, ndonjëherë deri natën vonë…

 Fjalën pengesë nuk do ta përmendja. Për mua ky ishte një hap i menduar mirë. Mu desh vetëm një riorganizim i jetës, duke i krijuar vetes mundësinë për të punuar, por edhe për të shijuar rritjen e fëmijës tim. Rosheli është gjeja më e mirë që kam bërë, ai tani është një shtysë pozitive dhe kuptimplotë, aspak pengesë. Pas lindjes së tij bëra një periudhë pushimi nga koncertet e dasmat dhe këngës ju riktheva pasi Rosheli mbushi 10 muaj. Tani kam kapur ritmin e punës, gjatë gjithë verës kam qenë e zënë me evenimente brenda dhe jashtë Shqipërisë.

 -Çfarë e bën të vështirë jetën e një nëne në karrierë?

 Do të kisha dëshirë që në shumë raste ta çoj vetë tim bir në gjumë. Kjo mund të them është një nga vështirësitë kur je nënë. Të mos jesh gjithmonë pranë fëmijës tënd, por e thashë më sipër, unë veç rasteve kur jam në punë, gjithë kohën ia kushtoj atij.

– Hobet e Eldës ?

Kënga, Baleti, palestra & Tv.

 – A mbani dietë?

Dietë jo, regjim të balancuar ushqimor po.

-Sa është vështirë sot t’i mbijetosh tregut të këngës?

Duhet të jesh person i fortë për t’i mbijetuar thashethemeve dhe konkurrencës. Bota e muzikës është jashtëzakonisht konkurruese.

–      Syzet që përdorini?

–      Koleksioni i fundit i Burbery. –

–      Parfumi i preferuar?

–      Guci Guilt.

–      -Ku i kryeni pushimet?

–      Brenda dhe jashtë Shqipërisë.

–      -Shprehja e përdorshme?

–      Mbi të gjitha, megjithatë. Të ndryshme .

–      – A jeni xheloze ndaj shoqeve të njëjtit profesion?

–      Aspak, pasi emri im është një ndër më të lakuarit.

–      -Pija e preferuar?

–      Vera e kuqe.

–      -Frutat e preferuara?

–      Portokalli, ananasi, shega etj..

–      -Çfarë bëni në kohën e lirë?

–      Palestër & ushtrime të ndryshme për linjat.

–      – Kë lexoni më shumë gazetat apo revistat?

–      Të dyja i lexoj dhe i kam pjesë të pandashme timen, por gjithashtu edhe romanet.

–      -Cili është idhulli juaj në botën e TV-së ?

–      Do të veçoja këtu Adi Krastën , një shou-man i vërtetë.

–      -Për kë ke dobësi më shumë për mamin apo për babin?

–      Për të dy, prindërit janë pika ime e dobët.

–      -A je ndjekëse e rregullt e telenovelave dhe pse?

–      Aspak, pasi nuk jam e përgatitur me kohën.