Elbasani më i pastër. “KURUM” instalon impiantin e filtrimit

    394
    Sigal

    Kompania “KURUM”, në kërkesë të Ministrisë së Mjedisit për të vendosur sistemin e thithjes së pluhurave, ka bërë instalimin e impiantit të filtrimit në oxhaqet e saj. Në ruajtje të parametrave për një ndotje sa më të vogël të ambientit, “KURUM” ka përdorur teknologjinë franceze të “SERES environnement”, prodhues francez i kontrollit mjedisor. Kjo teknologji është përdorur nga firma turke për të analizuar masën e ndotjes, pasi është zgjidhja më efikase për të gjitha industritë e klasifikuara, që kërkojnë të përshtatin oxhaqet e tyre me sistemet e miratuara. Ky sistem, i përdorur nga “KURUM” është kualifikuar nga Ministria Franceze e Industrisë dhe Mjedisit dhe i certifikuar në përputhje me standardet më të fundit. Tashmë, jeta e banorëve në qarkun e Elbasanit është më cilësore dhe ambienti është më i pastër, falë instalimit të impiantit të filtrimit dhe monitorimit të vazhdueshëm të ndotjes nga ana e “KURUM”. Kompania turke ka ndihmuar në uljen e nivelit të papunësisë, duke lehtësuar jetën e 700 familjeve elbasanase.