Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë në Spanjë. Ngjarja ndodhi gjatë natës në Tarragona. Mediat spanjolle raportojnë se viktima është një 43-vjecar shqiptar, ideniteti i të cilit nuk dihet ende.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa mbetet ende mister fakti se pse u vra shqiptari.