Ekstradohet nga Gjermania për vrasje të dyfishtë në ‘99, i dënuar me 25 vjet burg nga Shkodra

    43
    Një 41-vjeçar nga Shkodra i dënuar me 25 vjet burg për vrasje të dyfishtë është ekstraduar sot nga Gjermania.
    Shtetasi Agron Laçaj (Lacej) akuzohet për vrasjen L. H. dhe S. R me 1 qershor të 1999 në dalje të qytetit të Koplikut, pas nje grindje për motive të dobëta.
    Laçaj ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me Vendimin Nr.199, datë 17.04.2014, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje“, e kryer dy herë, “Armë mbajtje pa leje“.
    Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ëiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij ne Gjermani me 05.02.2015, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
    Në aeroportin e Rinasit, 41-vjeçari ky person iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.