Ekstradohet nga Franca, dibrani i kërkuar për …

481
Sigal

Një i ri është ekstraduar nga Franca, pasi ishte në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas Policisë së Shtetit, 20-vjeçari me inicialet K. F (V) së bashku me vëllanë e tij kanë qëlluar ndaj një makine, ku mbeti i plagosur rëndë personi me inicialet A. M.

Njoftimi i Policisë së Shtetit.

Ekstradohet nga Franca një 20-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dyshuar për ‘Vrasje me paramendim’.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

– K.F (V), 20 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në Peshkopi, pranë ish-degës ushtarake, në bashkëpunim me vëllain e tij kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku udhëtonin shtetasit A.M ., dhe A.A., ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi A.M.

Kapja e këtij shtetasi u bë falë marrjes së informacionit nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër për vendodhjen e tij në Francë, dhe shkëmbimit në kohë të informacionit mes specialistëve të Interpol Tirana me Policinë Franceze.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë Franceze, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Shqipërisë.

Specialistët për hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër bënë ekzekutimin e Vendimit Penal Nr. 58, datë 22.06.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ndaj shtetasit të lartpërmendur ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.