Ekstradohet në Itali 28-vjeçari i dënuar për vrasje dhe vjedhje

478
Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është kryer sot ekstradimi nga Shqipëria drejt Italisë i 28-vjeçarit, Ergren Çullhaj, pasi Gjykata e Brescias më 2 mars 2015, ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, për veprat penale të “Vjedhjes me armë”, “Pengmarrje”, “Vrasje” etj.
Sipas policisë nga datat 1 korrik 2014 deri më 15 korrik 2014 në zonën e Bergamos dhe Brescias Itali, ky person ka kryer vjedhje, plaçkitje banesash duke shkaktuar vdekjen e shtetasit P. Rakanji me përdorimin e armëve të zjarrit.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datën 27.03.2015, në Shqipëri, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Italise.
Sigal