Ekstradohet drejt Italisë trafikanti i kokainës

530
Mbrëmjen e së premtes është bërë i mundur ekstradimi nga Tirana drejt Italisë i shtetasit Gentjan Isufaj, i kërkuar nga drejtësia e vendit fqinj.Mësohet se 27 vjeçari nga Kopliku, ishte shpallur më herët gjatë vitit në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, nën akuzën e trafikut të narkotikëve. 
Të dhënat zyrtare bëjnë me dije se kishte qenë Gjykata e Milanos ajo që kishte lëshuar urdhërarrestin, pasi nga hetimet ishte provuar se Isufaj, në bashkëpunim me persona të tjerë i kishte shitur 270 gramë drogë të llojit kokainë një tjetër shtetasi shqiptar në lokalitetin Arçinate.
Sigal