Ekskluzive me Rexhep Qosen dhe Dritero Agollin

    423
    Sigal

    Urimi i tyre per lexuesit e “Telegraf” dhe gjithe Shqiptaret 

    Dritëro Agolli, shkrimtar

    Është një ditë e shënuar dhe unë nuk mund të mos i uroj të gjithë lexuesit e respektuar të gazetës “Telegraf” për një vit të mbarë në të gjitha drejtimet. Unë jam shkrimtar dhe si i tillë dua të bëj një urim të veçantë: Qoftshi gjithnjë të lumtur! Nëqoftëse ka ndonjë arritje gjatë këtyre dy dekadave janë rrugët. Është një arritje madhështore që ne duhet ta njohim. Uroj të happen sa më shumë rrugë dhe shqiptarët të kenë mundësi të komunikojnë dhe të takohen sa më shumë me njëri-tjetrin. Por, ky vit i Ri është një rast i bukur t’i themi: Ndal dhunës ndaj grave! Kur them këtë dua të them që burrat të mos vrasin gratë. Në vend të plumbave t’u dhurojnë nga një trëndafil. Ai burrë që vret një grua është vetëm një burracak, një frikacak. E treta që dua të them me rastin e Vitit të Ri është që Parlamenti duhet të punojë si një orë zvicerane, jo si orët e zuluve të fiseve afrikane. Unë kam respektin më të madh për fiset e zuluve në Afrikë, pasi dihet se origjina jonë njerëzore është nga majmunët, por ne duhet të jemi modernë, të respektojmë zulutë dhe të ecim me kohën. Sepse ne jemi europianë dhe duhet të sillemi si europianë! Për shqiptarët kanë ardhur kohë të mbara dhe e kemi ne në dorë të mos na humëbi shansi. Edhe njëherë ju uroj të gjithëve: Gëzuar! Paçi shëndet e mirësi në familjet tuaja!

    Akademik Rexhep Qosja

    Në një urim ekskluziv për gazetën “Telegraf” personaliteti i madh i letrave shqipe dhe kulturës kumbëtare, Akademik Rexhep Qosja, tha: Gjithë lexuesve të gazetës “Telegraf” dhe gjithë shqiptarëvë, ju uroj gjithë të mirat. Uroj që në 2013-ën të jenë shumë më tepër kërkues se në vitin që po lemë pas. Të jenë mospajtues me të këqijat që na pengojnë në rrugën e idealeve kombëtare! Uroj që shqiptarët kuido që ndodhen, në të gjitha hapësirat, të jenë të bashkuar rreth idealit kombëtar!

    Prof. Servet Pëllumbi
    Përgjatë një viti unë kam kamunikuar vazhdimisht me lexuesit kryesisht nëpërmjet gazetës “Telegraf”. Duke qenë kjop një nga gazetat e mija më të preferuara, gjej rastin t’ju përcjell të gjithë lexuesve të kësaj gazete urimet e mia më të mira dhe realizim të të gjitha ëndrrave.

    Urojnë Vitin e Ri për shqiptarët në “Telegraf” personalitete të ndryshme të vendit për më shumë lumturi dhe shëndet.

    Kiço Blushi, shkrimtar
    Gëzuar! Unë kam komunikuar shpesh me lexuesit e “Telegrafit” gjatë këtij viti që po mbyllet dhe besoj se do të jem pranë tyre edhe gjatë vitit që po vjen. Nuk besoj t’i kem mërzitur me mendimet dhe oponionet e mia. Këtë e kam vërtetuar nga shumë përshëndetje që kam marrë. Prandaj dhe do të vazhdoj të jem mik i “Telegrafit”. Edhe një herë ju përcjell urimet më të mira të gjithë lexuesve. Gëzuar 2013-n!

    Diana Çuli, shkrimtare
    E ndiej si një detyrim që në këtë fundviti të uroj të gjithë lexuesit e gazetës “Telegraf” për një vit sa më të mbarë dhe më të sukseshëm në 2013-n. Gjatë viti që po lëme pas, unë kam komunikuar disa herë me lexuesit e “Telegraf”-it dhe kam ndier një kënaqësi të veçantë nga përshëndejtet dhe urimet që kam marrë. Prandaj dhe do të vazhdoj të jem në komunikim edhe gjatë 2013-s me lexuesit simpatikë të kësaj gazette. Edhe njëherë urime!

    Limos Dizdari, kompozitor
    Nuk ka se sit ë mos shpreh urimet më mira për të gjithë lexuesit e “Telegrafit”. Kamë qenë vazhdimisht në kontakt me lexuesit e kësaj gazette, të cilën e lexoj sistematikisht. Urimet më të mira stafit të kësaj gazetë, pronarit Agim Çiraku dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të kualifikuar të gazetës. Shpresojh dhe besoj që kjo gazetë të vazhdojë të mbetet një nga gazetat më prestigjioze të vendit!

    Damian Gjiknuri, deputet i PS-së
    Urimet më të mira për Vitin e ri 2013! Kam kënaqësinë të uroj lexuesit e gazetës “Telegraf”, një prej gazetave më serioze në vend, të cilët më kanë ndjekur në intervistat që kam dhënë, duke iu premtuar se nuk do të ndihen të zhgënjyer! PS dhe opozita e majtë do të vijnë vitin e ardhsëhm në pushtet dhe do të përmbushin aspiratat më sublime të të gjithë shqiptarëve! Gëzuar!

    Urimet për Vitin e Ri nga personalitete të ndryshme
    Ish -Drejtori i VOA-s për Euroazinë, Frank Shkreli

    Shqiptarët kudo bashkohen për të festuar mbarimin e një viti dhe fillimin e Vitit të Ri por edhe fillimin e shekullit të dytë të Pavarësisë Kombëtare. Ishte fryma e atdhetarizmit të patriotëve të kombit shqiptar të cilët shpallën pavarësinë 100-vjet më parë në Vlorë, ajo që mbajti gjallë ëndrrën kombëtare brez pas brezi dhe është pikërisht kjo frymë që në Vitin e Ri dhe në shekullin e dytë të Pavarësisë Kombëtare do ta mbajë të gjallë atë ëndërr për brezat e ardhshëm deri në realizimin e saj. Dëshiroj që Viti i Ri dhe shekulli i dytë i Pavarësisë së Shqiptarëve të jetë një periudhë lirie më të madhe, me përgjegjësi dhe integritet moral personal, shoqëror dhe kombëtar. Vaclav Havel, disidenti anti-komunist çek ka thënë seL ”Në secilin prej nesh ekziston dëshira e zjarrtë për një dinjitet të vërtetë njerëzor, për një integritet moral, si edhe për një sens që tejkalon kufijtë ekzistencial të botës”. Dëshiroj dhe uroj të gjithë bashkatdhetarët kudo që janë, që Viti i Ri dhe shekulli i shqiptarëve të jetë, për të gjithë ne, një periudhë e rritjes së integritetit dhe përgjegjësisë morale për veten tonë, për shoqërinë ku jetojmë dhe për mbarë kombin. Festat e fund vitit na kujtojnë se vlerat e përbashkëta janë më të rëndësishme se sa ndryshimet midis nesh. Viti i Ri është një rast për një fillim të ri për realizimin e objektivave personale dhe kombëtare, është një moment për të festuar arritjet dhe për tu përgatitur për sfidat e ardhshme me mirëkuptim dhe bashkëpunim me njëri tjetrin, me energji, inteligjencë dhe kuraje për të punuar së bashku për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Nga zemra uroj të gjithë bashkëkombasit kudo që janë, e veçanërisht lexuesit e Gazetës Telegraf, që Viti i Ri t’u sjellë jetë, shëndet dhe punë, por edhe paqe e begati, si dhe realizimin e të gjitha objektivave të parealizuara për familjet dhe për të gjithë ata për të cilët zemra u dëshiron mirë!