Ekonomi: Kjo asamble, një mundësi për ndërkombëtarizimin e industrive prodhuese italiane

    364
    Sigal


    Ministrja e Zhvillimit
    Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi mori pjesë dhe
    mbajti një fjalë në Asamblenë e Përgjithshme të “Confindustria Balcani” në
    Bukuresht.

    Kjo asamble, tha ministrja Ekonomi, është një mundësi për
    ndërkombëtarizimin e industrive prodhuese italiane drejt tregjeve ballkanike. 

    “Ballkanit i duhen më shumë projekte rajonale për investime, në sektorët
    strategjikë dhe shërbimet. “Confindustria Balcani” është  partner i
    rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, u shpreh ministrja e
    Ekonomisë. 

    Përpara kësaj asambleje, ministrja Ekonomi theksoi: “Shqipëria  po
    stimulon sektorët që përshpejtojnë rritjen ekonomike. Shqipëria është një vend
    me klimë të favorshme për nxitjen e investimeve të huaja, duke ofruar kosto
    konkurruese të punës, falë popullsisë së re dhe të arsimuar, incentiva
    konkurruese, stabilitet makroekonomik dhe zona të lira ekonomike”.