Efekti Despacito – Kryeministri shpalli falimentimin, por Porto Riko rrit turizmin për 45 për qind falë videoklipit

519
Sigal

Mediat dhe rrjetet sociale janë mjete të fuqishme, për këtë dyshime më nuk ka. Këto mjete mund të shfrytëzohen për të inciuar shumë gjëra – kujtime, vëmendje, veprime dhe shumë të tjera. Por, një vend po e ndjen impaktin e vërtet të mediave dhe rrjeteve sociale është Porto Riko, krejt për shkak të superhitit botëror, Despacito. 

Kënga më e fundit që ka pushtuar mbarë botën e krijuar nga superyjet e muzikës latine, Luis Fonsi dhe daddy Yankee, është shndërruar në projektin më të suksesshëm në botë në tri javët e para të lansimit duke u bërë viral.

Videoklipi “Despacito” është tani video e pestë më e shikuar në historinë e YouTube me rreth 2.5 miliardë klikime, kurse lansimi i po këtij klipi është bërë para fare pak kohësh.

Vetëm pak muaj më parë, kryeministri i Porto Rikos, Ricardo Rossello, deklaroi falimentimin e shtetit të tij. Por, kjo nuk zgjati shumë, pasi që kënga shumë e dashur ka hyrë në veshin e gjitëh botës dhe ka tërhequr interesim për ishullin e vogël. Popullariteti mbarë botëror dhe vetëm pjesa e tekstit në këngë “Vamo a hacerlo e nuna playa en Puerto Rico” që në shqip do të thotë “Kështu e bëjmë ne në Porto Riko” – ka rritur në mënyrë të pabesueshme turizmin deri në 45 për qind.

Të tërheqësh turizëm dhe kritika

Edhe pse është përmendur vetëm një herë, në një rresht të këngës, efekti që ka pasur kënga në Porto Rikon ka qenë për të mos u anashkaluar.

Sipas gazetës lokale në Porto Riko, Un Nuevo Dia, kjo këngë dhe klipi i saj ka rritur turizmin në një shkallë të papritur. Videoklipi përfshin lokacione historike shumë të famshme si klubi La Factoria në Old San Juan dhe sektorin La Perla, ashtu sikurse edhe pamje tjera të bukura nga ishulli. Agjensionet turistike tashmë kanë parë këtu një mundësi të re dhe kanë përfshirë këto lokacione në guidat e tyer turistike.

Pasi e mori vesh këtë lajm, një nga këngëtarët Luis Fonsi, postoi një foto në Instagram duke shprehur kënaqësinë e tij me këtë sukses.

“Çfarë kënaqësie të lexosh këtë në një medium ndërkombëtar. Porto Riko është protagonisti i vërtetë në këtë këngë dhe video”, ka shkruar Luis Fonsi në këtë postim në rrjetin social Instagram.

Edhe pse shumica janë të kënaqur për këtë rritje të turizmit, videoklipi është kritikuar se po krijon “Ghetto Turizëm”. Ghetto Turizmi është i definuar si lloj i turzimti ku njerëzit do të vizitojnë hapësirat e improvizuara që të shohin se si duken gjërat në “realitet” dhe nëse janë të ngjashme si në video apo reklamat ku i kanë parë ato vende. Edhe pse me kritika, Ghetto Turizmi nuk sjellë rezultate të tmerrshme dhe zakonisht sjellë më shumë të ardhura dhe interesim për njerëzit të cilët jetojnë në vendet jo atraktive turistike, por që janë promovuar shpejt.

Rrjetet sociale dhe ndërtimi i turizmit

Që prej kohës kur Instagrami është bërë rrjet i famshëm social, organizatat turistike në mbarë botën kanë tentuar që të shfrytëzojnë këtë mjet për të inkurajuar udhëtimet. Platforma vizuale ka bërë që kompanitë e udhëtimit dhe agjensionet turistike të ngarendin pas këtij rrjeti social.

Rrjetet sociale i kanë dhënë jetë “Rrjeteve të merituara”, siç janë rekomandimet nga miqt e shokët, forumet ‘online’, vlerësimet ‘online’ dhe kërkimet e postimeve në rrjetet sociale. “Rrjetet meritore” i referohen publicitetit të fituar me anë të përpjekjeve për oferta promocionale dhe jo reklamave të paguara, të cilat i referohen reklamimit klasik.

“Rrjetet meritore” kanë ndryshuar mënyrën se si kompanitë turistike punojnë në botën e internetit, sepse “rrjetet meritore” mund të ndryshojnë impaktin nga “ky vend është magjik” në “ky vend është i keq” për një ohë të shkurtër.

Për kompanitë që po punjnë në industrinë e udhëtimit, ose të turizmit, rritja krejt e menjëhershme e turizmit në Porto Riko mund të jetë një inspirim interesant. Guidat turistike që tashmë janë pasuruar me lokacionet nga ky videoklip e kuptojnë fuqinë që rrjett sociale kanë pasur në turizmin e tyre.

Efekti i Despacitos në turizmin e Porto Rikos mund të jetë një inspirim për gjithë industrinë e turizmit, ashtu sikurse për gjithë botën e marketingut. Por, si do ta shfryëtzojë Porto Riko këtë njohuri dhe këtë këngë për të rritur turizmin? Koha do ta tregojë këtë më së miri.