Edmond Pinguli: “Mbrojtja e Qytetit të Shkodrës nga përmbytjet”, me rëndësi social-ekonomike

    458
    Sigal

    Botime të rralla shkencore nga Akademik Edmond Pinguli

    1

    Korpusi “Studime e përgjithësime teoriko-praktik të shpërthimeve të mëdha me ngarkesa të përqendruara të lëndës plasëse” në 4 vëllime me autor akad. as. Edmond Pinguli vlerësohet si kontribut me vlera sa shkencore, aq dhe praktike dhe zbatuese për ndërtimet tona kombëtare. Botimi përbën një përpjekje dinjitoze për të pasqyruar realisht arritjet e shkencës tonë kombëtare dhe për të dhënë kontribut në listën e teknikave të përdorimit me efektivitet të lëndës eksplozive për shkatërrimin e masiveve shkëmbore në shfrytëzimin e karrierave. Gërshetimi i rezultateve me literaturën shkencore të aplikuar nga vendet e zhvilluara të botës i jep botimit rëndësi dhe vlera. Botimi shërben si mbështetje tekniko-shkencore për studiuesit, projektuesit e ndërtuesit e veprave hidroteknike nëpër hidrocentralet, në ndërtimet industriale e bujqësore dhe në artin minerar të rrjetit rrugor shqiptar, si dhe për studentët universitarë dhe pasuniversitarë.

    2

    Botimi “Mbrojtja e Qytetit të Shkodrës nga përmbytjet” me autorë prof. dr. ing. Edmond Pinguli, doc. ing. Marko Kamenica, prof. dr. ing. Kiço Negovani, ing. Nemira Gjetja është vepër e studimit tekniko-shkencor të Shoqërisë Projektuese dhe Ndërtuese “Teknoprojekt” sh.p.k. Tiranë. Studim ka filluar nga viti 2010 deri në fazën e projektit të fizibilitetit me përfshirje të të dhënave hidrologjike të rrjedhjes që solli përmbytje në zonën e Nën-Shkodrës në periudhat nëntor-dhjetor 2009 dhe janar-shkurt 2010. Studimi dhe projektet e hartuara për lumin Kir dhe Gjadër hapin rrugë për plotësime të mëtejshme të këtij studimi me rëndësi social-ekonomike. Ai kontribuon në ruajtjen dhe përmirësimin e ekosistemit në këtë mjedis ujor me qëllim gjetjen e përkrahjes së duhur për të kryer përmirësimet e domosdoshme në shtratin e lumit Drin. Me këtë botim i jepet literaturës tekniko-shkencore shqiptare dhe punonjësve që merren me studime, projektime e ndërtime të veprave hidroteknike, një material shumë i vlefshëm, i nevojshëm dhe i gatshëm për një shfrytëzim të gjerë e praktik, ndërsa investitorët e brendshëm ose të jashtëm i orienton për investimet që kërkojnë të bëjnë në këtë fushë.

    3

    Botimi “Studimi hidroenergjetik i Lumit Vjosa” me autorë prof. dr. Pandi Stratobërdha dhe akad. as. prof. dr. Edmond Pinguli paraqet një nga studimet e Shoqërisë Projektuese e Ndërtuese “Teknoprojekt” sh.p.k. për disa nga burimet hidroenergjetike të vendit. Qëllimi i këtyre studimeve ka qenë kontributi për perspektivën e ndërtimeve hidroteknike në Shqipëri. Në fokusin e studimeve janë jo hidrocentrale të veçantë, të vegjël, mesatarë apo të mëdhenj, por kaskadat hidroenergjetike komplete të disa lumenjve kryesorë: lumi Vjosa, Shushica, Valbona, Erzen, lumi i Tiranës, Osumi dhe Drin i Zi. Në këtë studim janë analizuar treguesit hidroenergjetike të lumit VJOSA:

    1.    Fuqia e instaluar dhe prodhimi vjetor i Energjisë Teorike.

    2.    Fuqia dhe prodhimi vjetor i Energjisë Teorike ekonomikisht të shfrytëzueshme.

    3.    Fuqia dhe prodhimi vjetor i Energjisë inxhinierikisht të shfrytëzueshme.

    Me këta tregues, synohet që kjo metodikë përcaktimi, të ndihmojë për të gjithë lumenjtë kryesorë të vendit, në përcaktimin e treguesve hidroenergjetikë të mësipërm.

    4

    “Monografia për studimin mbi prodhimin e energjisë elektrike nga era dhe gazi natyral” me autor akad.as. prof. dr. Edmond Pinguli dhe doc. Ing. Petraq Vasili përbëhet nga dy pjesë, ku autorët analizojnë në mënyrë tekniko-shkencore e praktike mundësitë që ofron relievi gjeo-klimaterik i Shqipërisë, si dhe lëndët e para: erën dhe gazin natyral të vendit dhe sidomos ajo e gazsjellësit nga zona e Detit Kaspik të Azerbajxhanit, që përbën një nga burimet kryesore të rezervave botërore të gaz.it natyral, për të prodhuar energji elektrike jo vetëm për nevojat e vendit por edhe për një eksport të pastër, të garantuar, dhe me shumë vlera për ekonominë shqiptare. Libri plotëson një boshllëk të ndjeshëm për sa i përket balances për të gjithë sistemin energjetik të vendit, i cili aktualisht është përqcndruar në pjesën veriore të Shqipërisë. Ndërtimi i një termocentrali të madh në Zëmblak të Korçës; si dhe ndërtimi i një parku Eolik në Karaburun të Vlorës përbëjnë në vetvete një kontribut me vlera të mëdha jo vetëm për sa i përket rritjes të potencialit të prodhimit të energjisë elektrike në vendin tonë; por edhe për balancimin e mbarë sistemit tonë energjetik dhe eliminimin e humbjeve të energjisë që aktualisht konstatohet ndjeshëm në sistem.

    “Monografia për shfrytëzimin e rërave me përmbajtje të lartë siliei të vendburimit Shkozë -Tiranë, çimentos dhe gëlqeres Fushë-Krujë për prodhimin industrial të gazo-betonit dhe gazo-silikatit në Tiranë me autorë aklad. as. prof. dr. Edmond Pinguli dhe prof. dr. Kiço Negovani bëhen përpjekje për të paraqitur përparësitë që kanë betonet e lehta në artin e ndërtimtarisë, të konkretizuar me studim shkencor, projektues e ndërtues të Gazo-betonit dhe Gazo-silikatit me rërat e vendburimit, kodrat “Shkozë – Tirane’ që kanë përmbajtje të lartë silici. Ulja e peshave vetjake e konstruksioneve në ndërtim mbetet problem i preokupimit të studiuesve, projektuesve dhe ndërtuesve. Autorët argumentojnë bindshëm avantazhet jo vetëm në uljen e peshës, por edhe në përdorimin si izolues të mirë, që ekonomizon lëndën djegëse dhe jep ndihmesë ekologjike. Autorët, mbështetur në literaturën e gjerë tekniko-shkencore dhe në prova tip pilot gjysmë industrial të kryera në vendin tonë, kanë bërë përpjekje për të dhënë një material mjaft të dobishëm për specialistët. Autorët kanë paraqitur edhe dy skema teknologjike për prodhimin e gazo-betonit ose të gazo-silikatit në formë të industrializuar. Me interes të veçantë janë dhe treguesit tekniko-ekonomikë të prodhimit.