Edmond Panariti: Na mbyti importi, prodhimet vendase po kalben

1036
Sigal

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar me anë të postimi në faqen e tij në Facebook ku shpreh shqetësimi se rrezikohet të përmbyset arritja e madhe e Bujqësisë e vitit 2017, kur për herë të parë në fruta perime, u arrit një bilanc pozitiv eksport import me 20%, pas dekadash të tëra fundosje të këtij sektori .

Më poshtë statusi i plotë:

Qershi mollë, kajsi, pjeshka, fruta e perime importi dyndin tregjet tona! Ndërsa prodhimi vendas rri varur në degë dhe kalbet në magazina. Nëse nuk veprojmë shpejt, importet do ta shtypin prodhimin vendas sepse mbështeten fort në origjinë dhe do të na i nxjerrin jashtë loje pemishtet, serat, stallat tona të prodhimit. Rrezik të permbyset arritja e madhe e Bujqësisë e vitit 2017, kur për herë të parë në fruta perime, u arrit një bilanc pozitiv eksport import me 20%, pas dekadash të tëra fundosje të këtij sektori . Qeveria ka në dore ta ndalë këtë rrëshqitje duke vënë në veprim masat jo tarifore të marrëveshjes së tregetise, për te parandaluar “dumping” dhe importin e prodhimeve të subvencionuara , zbulimin dhe raportimin e parregullsive, të mbetjeve toksike te to. Ate zell që po dëshmohet duke përndjekur fermerët dhe blegtoret tanë të pambrojtur kinse në emër të standarteve, nuk po e shohim të ndodhe me importet. Sa më shpejt të vendoset me ligj furnizimi me prodhim vendi i shkollave, spitaleve, forcave të armatosura, etj. Rrjetit të restoranteve, bareve, hotelerive tu percaktohet një kuote e detyruar e pranise së prodhimeve vendase edhe perkundrejt favoreve fiskale. Urgjent, koha nuk pret. Të mbrohet prodhimi vendas!