Edi Rama sot në Hagë, ligjëratë publike mbi Europën

479
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar për pjesëmarrjen e tij sot në orën 16:00 në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Lajmin e ka bërë publik në rrjetin social “Facebook”. Rama njofton se axhenda e tij e takimeve do të mbyllet sot me një ligjëratë publike mbi Europën në Gjykatën Ndërkombëtare. “Në Hagë për një ditë të ngjeshur takimesh nesër që mbyllet me ligjëratën publike mbi Europën në Hague Institute for Global Justice ora 16:00”,- shkruan Rama në facebook. Gjithashtu, po ditën e djeshme, Rama ka qenë i pranishëm në një vizitë zyrtare në Kazakistan. Rama me anë të një postimi të tij në rrjetin social “Facebook” floli për takimin e tij me Presidentin e Kazakistanit, Nursulatn Nazarbajev. Rama u shpreh se, presidenti Nazarbajev do të vizitojë së shpejti Shqipërinë, duke theksuar se temat e takimit të tyre kanë qenë harmonia ndërfetare, turizmi dhe energjia. “Shqipëria mundësi për forcim bashkëpunimi”-kështu është shprehur Presidenti Nazarbajev. Ai më tej ka theksuar se do të forcojnë bashkëpunimin Shqipëri-Kazakistan”,-shkrun ai. Nga ana e tij, Kryeministri Rama gjatë takimit shprehu gatishmëri për të mirëpritur investitorë të Kazakistanit, “Investimi në fushat e turizmit, naftës, gazit transportit. Kazakistani një ndër prodhuesit më të mëdhenj për naftë, gaz”.

Ndërkohë, bëhet me dije se Presidenti Nazarbajev i është përgjigjur pozitivisht ftesës për të ardhur në Shqipëri. Sipas kryeministri Rama, Presidenti i Kazakistanit do të shoqërohet dhe nga investues, duke hapur kështu mundësitë e bashkëpunimit në sektorët ekonomike, dhe jo vetëm. Ndër të tjera, Kryeministri, ka takuar homologun e tij të Kazakistanit, Karim Masimov. Kryeministrin Masimov e ka cilësuar mjaft me rëndësi nxitjen dhe bashkëpunimin në fushën e tregtisë mes dy vendeve.