E mërkurë me shira dhe shtrëngata në të gjithë vendin

1675
Sigal

Sot pritet të ketë reshje të dobëta në të gjithë vendin, ndërsa në qarkun e Korçës dhe Elbasanit do të jenë mesatare. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 24°C
në vendet e ulëta: 18 / 23°C
në vendet malore: 10 / 20 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatar, njofton IGJEUM.