“E kalove cakun”, Bushati nga “ironia” në sulm: Mbyllni veshët po s’deshët të dëgjoni (VIDEO)

542
Edhe në komisionin e Jashtëm teksa diskutohej buxheti ka pasur debate dhe replika mes deputetëve të PD-së dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Ndërsa opozitarët i përmendën peshqit e mëdhenj dhe situatën e krijuar së fundmi në dogana, ku shqiptarët s’lejoheshin të kalonin për shkak të një defekti në sistem, ministri iu kujtoi marrëveshjen me detin, ndërsa më heret përmes ironisë tha se e donte aq shumë opozitën sa i vinte keq për nivelin e përfaqësimit të saj.
DEBATIN E PLOTE
Tritan Shehu: Ka shtim taksash për qytetarët. Të taksojmë dhe ajrin, dhe mbyllim gropat në buxhetin e shtetit.
Ditmir Bushati: 17% është rritja e buxhetit për Ministrinë e Jashtme
Mimi Kodheli: Buxheti 2018, a është i mjaftueshëm për zërin e regjistrimit të shqiptarëve jashtë Atdheut?
Edi Paloka: Ai ka numëruar puset, nuk numëron dot fushat me kanabis…ambasadorët flasin për peshqit e mëdhenj
Mimi Kodheli: Respektoni komisionin
Klevis Balliu: Ministri i përgjigjet pyetjes. Lëre se çfarë ka bërë ai në 2015, apo ditë më parë. Shkoi në Kakavijë jo si ministër, por si teknik kompjuterësh
Ditmir Bushati: E kuptoj shqetësimin e komisionit, por unë e dua opozitën… aq shumë e dua, sa që më dhimbset për nivelin e përfaqësimit. Për çfarë do të flasësh, për marrëveshjen e detit, që e bëtë aq bukur?
Tritan Shehu: Avash, se po e kaloni cakun.
Ditmir Bushati: Mbylli veshët nëse nuk do të dëgjosh. Futeni kokën si struci
Tritan Shehu: Mos e prishni mbledhjen…Frikë nga FBI duhet të kenë ata që e mbushën vendin me kanabis. Duhet të votojmë kundër këtij buxheti
Sigal