E dënuar për një vrasje që nuk e bëri kurrë, lirohet pas 22 vitesh

631
Tyra Patterson, tashmë 42 vjeçe, ka qenë e burgosur për 22 vjet, për një vrasje që nuk e kishte kryer. Por më në fund ajo është liruar pas kërkesave nga disa njerëzve të famshëm madje edhe politikanëve.
42-vjeçarja u lirua nga qendra e paraburgimit në verilindje të Cleveland, shkruan The Sun.
Patterson ishte akuzuar në vitin 1994 për vrasje dhe grabitje të një 15 vjeçareje në Dayton të Ohio.
Patterson, who has always maintained her innocence, was convicted in the 1994 murder and robbery of 15-year-old Michelle Lai. She is pictured above in her police interview
Ajo ka qenë një nga pesë të akuzuarit për vrasjen e vajzës, grabitjen e motrës së saj si dhe tre vajzave të tjera.
Patterson, aso kohe 19 vjeçe, nuk qëlloi mbi viktimën. Por si bashkëpjesëmarrëse në krim sipas ligjeve të Ohio është e njëjtë sikur të vrasësh.
Të famshmit kryesorë që bënë fushatë për lirim e saj, janë Ken Burns, aktorja Alfre Woodard dhe aktori Mathew Weiner.


Sigal