E bujshme/ Milani jep Donarumën dhe miliona euro për Ronaldon

537
Zyrtarët e Milanit janë duke menduar një marrëveshje të mundshme shkëmbimi që përfshin Kristiano Ronaldon dhe Xhianluixhi Donaruman. Kështu të paktën thotë drejtori i klubit italian Massimiliano Mirabelli, i cili e sheh të mundshëm një shkëmbin të tillë të lojtarëve.

Portieri italian nuk e ka vazhduar kontratën me kuqezinjtë dhe pritet të largohet gjatë verës, ndërsa portugezi raportohet se dëshiron të largohet prej madrilenëve.

Mirabelli për Corriere dello Sport ka pohuar se “Nëse Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe këta të fundit e duan Donaruman, atëherë ne jemi të gatshëm të flasim me presidentin Florentino Perez”.

Por, natyrisht që marrëveshje duhet të ketë edhe disa miliona euro brenda saj.
Sigal