Sigal

Sulmuesi i Juventusit Paulo Dybala dëshiron largimin nga bardhezinjtë. Këtë shkruan portali spanjoll “Don Balon”, teksa shpjegon se është vetë dëshira e sulmuesit argjentinas që të largohet nga Italia.

Sipas spanjollëve Dybala ka mbetur i zhgënjyer që nga ardhja e Cristiano Ronaldos në Torino dhe ai ka dashur të kërkojë një kalim te Barcelona, por katalanasit nuk janë më të interesuar.

Ndërkohë që “Don Balon” shkruan se sulmuesi argjentinas e ka kthyer fokusin e tij drejt “galaktikëve” të Realit të Madridit. Në fundin e gushtit u përfol për një transferim të mundshëm te madrilenët, por dhe atëherë rezultoi i rremë lajmi që erdhi nga Spanja.