Dy të vdekur në 72 orë çojnë në pranga 3 mjekë

    444
    Sigal

    Arrestohen 3 mjekë. Nisin hetimet për dy vdekje në spitalin privat

    Policia e Tiranës ka arrestuar dje 3 mjekë të Spitalit grek Hygeia në Tiranë. Sipas informacioneve, janë arrestuar mjekët Ymer Dyrmishi, Sokol Xhepa dhe Xhemal Keshi. Arrestimi i mjekëve ka ardhur pas përfundimit të hetimeve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, institucion ky që me 17 shkurt të këtij viti, pas denoncimeve të familjarëve për 2 vdekje që kanë ndodhur brenda 72 orëve në spitalin “Hygeia” në Tiranë, bëri këqyrjen e kufomave dhe sekuestroi kartelat klinike të pacientëve të vdekur, 63-vjeçares Luiza Lati nga Vlora dhe 71-vjeçarit, Hasan Pashaj nga Tirana. Pas hetimeve është konstatuar shkelja “mjekim i pakujdesshëm në bashkëpunim” në rastin e pacientes Luiza Lati dhe Gjykata e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e mjekëve.

     Opinioni i ditës

    E vërteta e tenderave të barnave

    Ministrin Beqja, po e luftojnë  nga shumë anë.

    Shoqata e Përfaqësive Farmaceutike ka ngritur në këmbë ambasadat (franceze, zvicerane, gjermane…)

    Unioni i Distributorëve ka shkuar edhe më tej. Ka hedhur në gjyq Ministrin dhe Ministrinë që ai drejton!!

    Po le ta kuptojmë pse.

    Në radhë të parë  po e lufton Shoqata e Përfaqësive Farmaceutike.

    Janë firmat më të mëdha farmaceutike në botë si  Novartis, GlaxoSmithKline, Roche, Bayer, Pfizer etj, që sjellin në Shqipëri  barna cilësore.

    Po pse po e luftojnë?

    Sepse në tenderin e fundit  për spitalet, Ministri dhe Drejtoria e Prokurimeve pranë ministrisë, vendosin për herë të parë që shteti të mos blejë barna vetëm nga ato që janë të regjistruara rregullisht dhe qarkullojnë në Shqipëri, por t’i sjellë  ato kudo nga janë më lirë. Duke shkelur haptazi kështu Ligjin nr 9323, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”.

    Populizëm për të ulur çmimet për të mirën e popullit, si thotë edhe vetë  zoti Beqja?

    Jo dhe aq!

    E para, Ministri thotë që firmat nuk janë paraqitur në tender.

    Cilat firma?

    Çfarë liste ka Drejtoria e Prokurimeve për të njoftuar subjektet?

    Listën e depove më të mëdha!

    Pra, jo listën e atij që i regjistron këto barna, që negocion çmimin për këto barna  që mund të jetë Novartis apo Roche! Thjesht, listën e tre katër ditributorëve më të mëdhenj (dhe sigurisht, më të pasurit, më miqtë).

    E nëse distributori nuk ka leverdi t’i shesë  këto barna cilësore, duke qenë se këtë vit shteti blen me çmimin më të ulët?

    Asgjë!

    Thjesht përfaqësia farmaceutike që i jep të drejtën distributorit për shitje, nuk njoftohet dhe në këtë mënyrë, e para, spitali nuk ka barna, e dyta, Ministri “ka të drejtën morale” që për të mos munguar  barnat në spital, t’i blejë ato ku “të mundet”!

    Si mund të shmangej kjo ?

    E para, përfaqësitë farmaceutike  janë gati të ulen për të rinegociuar çmimin për barna që shiten  vetëm në rrjetin spitalor dhe si të tilla, po s’u ul çmimi, barnat do u skadonin. Ndaj po të njoftoheshin ato dhe jo miqtë e zemrës do mund të ulej çmimi.

    E dyta, Drejtoria e Prokurimeve, nuk punon  me ata që regjistrojnë dhe garantojnë cilësinë e barit. Kjo bën që disa barna të rralla, futen nga depo të vogla që sigurisht, nuk janë  të preferuarat e Prokurimeve. Kjo Drejtori ama, kontakton vetëm depot e mëdha. Atëherë, ndodh që një nga këto depo, “i bën nder” shtetit . E  blen barin e rrallë nga depoja e vogël  për t’ia shitur shtetit dhe arrin që këtij të fundit  i shitet me trefishin e çmimit. E gjitha kjo pse? Sepse Drejtoria e Prokurimeve preferon të kontaktojë vetëm disa “të përzgjedhurit” e saj.  Ku vajti populizmi dhe kursimi për shtetin?

    E treta dhe ç’është më kryesorja, a kontrollohen këto barna  që Ministri do t’i sjellë  nga Euroazia me leje importi?

    JO!

    Asnjëherë QKKB-ja ose Qendra e Kontrollit të Barnave, nuk ka kontrolluar barna  që hyjnë me leje importi, nëpërmjet analizimit të tyre në laborator. Pra, ne do te kemi në spitale, barna  pa asnjë kontroll!

    Po atëherë, Unioni i distributorëve, përse e lufton Ministrin kur ata paskan kontrollin e të gjitha tenderave?

    Shumë e thjeshtë; sepse depon  që do ta ketë kontrollin, do ta vendosë  vetë Ministri në mënyrë subjektive dhe mbi të gjitha, duke shkelur Ligjin!!