Dy makina të djegura në Lushnje

493
Dy makina kanë marrë flakë në lëvizje ditën e djeshme në Lushnje. Megjithatë, asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga incidentet.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 06:30 në aksin rrugor Rrogozhinë–Lushnjë, në fshatin Gramsh. Mjeti tip “Benz” me targë FB045ZF, që drejtohej nga Hekuran. B., 25 vjeç, ka marrë zjarr në lëvizje.

Burime nga policia bëjnë me dije se makina është djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi i mjetit, me banim në Kavajë, është larguar në kohë pa u lënduar. Hetimet pritet të zbulojnë edhe shkaqet e zjarrit.

Rasti i dytë është shënuar rreth orës 14:30, në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnje. Makina tip “Audi-80”, me targë AA021CX, që drejtohej nga Romario. O., 28 vjecc (banues në Lushnjw) ka marrë flakë në lëvizje.

Burime nga policia bëjnë me dije se është djegur pjesa e përparme e mjetit, ndërsa shoferi nuk ka pësuar lëndime. Nga veprimet e kryera rezulton se zjarri ka qenë aksidental, shtojnë të njëjtat burime.
Sigal