Dy deputete zëvendësojnë Tahirin

487
Kryesia e Partisë Socialiste vendosi të zëvendësojë Saimir Tahirin nga funksionet partiake. Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla, u shpreh se prej datës 15 shtator ka filluar një proces zgjedhjesh në nivelin e parë dhe të dytë të organizimit në Partinë Socialiste: atë të kryetarëve të organizatave. Dhe më pas do të pasojë me zgjedhjen e Kryetarëve të Këshillave Socialistë në çdo njësi administrative, në 384 njësitë administrative të Shqipërisë. “Do të kemi edhe kryetarët në nivel bashkie të Partisë Socialiste për një raportim dhe identifikim më të detajuar të problematikës që kemi hasur, përmes ecurisë së deritanishme të procesit”, tha Balla. Ndërkohë, kryesia socialiste ka mandatuar Elisa Spiropalin që të jetë Koordinatorja Kombëtare e Bashkëqeverisjes me Njerëzit, për të vijuar – u shpreh Balla – “punën intensive që sapo e kemi nisur: të komunikimit në çdo cep të Shqipërisë, me këdo që është i gatshëm të bëhet pjesë e kësaj aleance të madhe të Bashkëqeverisjes për Shqipërinë që duam”. Gjithashtu, kryesia e partisë vendosi që Blerina Gjylameti të drejtojë Partinë Socialiste të Tiranës prej këtej e në vijim.
Sigal