Durrës, policia parandalon krimin në familje

570
Një krim brenda familjes është parandaluar në Durrës, falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë. Mësohet se 23-vjeçari Bledar Alushi ka dhunuar bashkëshorten e tij B. Alushi, 22 vjeçe dhe e ka kërcënuar me jetë duke i drejtuar pistoletën. Me të marrë njoftimin uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke mundësuar lokalizimin e autorit dhe arrestimin e tij. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një armë zjarri dhe fishekë Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal