Sigal

Policia e Durrësit ka publikuar pamjet e grabitjes së një marketi në Durrës.
Në video autori Keni Braçe duket teksa hyn me shpejtësi në market, përplas me furi kasieren duke e hedhur përtokë dhe merr nga kasa xhiron ditore.

27-vjeçari ka pasur në dorë një pistoletë lodër dhe në fytyrë një maskë kirurgjie.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• pistoleta tip çakmak;
• maskë kirurgjie;
• doreza;
•sasia e lekëve të vjedhura (79 300 lekë të reja).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar në nenin 139 të Kodit Penal.